Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se përplasi për vdekje një drejtues biçiklete dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrotull të Durrësit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.C., banues në Durrës akuzohet për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Të njëjtat burime thanë se teksa i riu drejtonte mjetin tip ‘Peugot’ ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin me inicialet R.Ç., 32 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...









