Shënohet viktima e dytë brenda pak orësh nga vetëvrasjet. Një tjetër vajzë e re i ka dhënë fund jetës gjatë natës. Rasti i fundit është regjistruar në Xhafzotaj të Durrësit, ku 24-vjeçarja me inicialet S. Ç. është vetëhelmuar me fotoksinë.
Pasi është konstatuar nga familjarët, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për vlerësim për akuzën e “shkaktimi të vetëvrasjes”.