Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër për akuzën e trafikimit të drogës.
Gjatë një operacioni antidrogë specialistët e Seksionit për Narkotikët bënë të mundur sekuestrimin e 3 kg kanabis, një arme zjarri automatik dhe 30 fishekë.
Në pranga përfunduan shtetasit Julian Maloku 24 vjeç dhe Edison Shyti 29, të dy banues në Sukth i Ri, Durrës.
U shpall në kërkim shtetasi E.M. 20 vjeç, gjithashtu banues në Sukth i Ri, Durrës.
Lënda narkotike, arma dhe fishekët u gjetën në një valixhe që e kishin me vete dy të arrestuarit.