Një grabitje me maska ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rashbull të Durrësit.
Policia sqaron se rreth orës 04:00, në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.