Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “ish- këneta” në Durrës.
Mësohet se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.