Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në Manzë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti me shofer V. K. ka përplasur motomjetin me drejtues personin e identifikuar me iniciale B. Q., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.