Një person i pajetë është gjetur në bregdetin e Durrësit, në zonën e njohur si Bishtë-Pallë.
Bëhet me dije se kufoma është e seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç,i cili nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes, por raporton se nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.