Dy të moshuar, bashkëshort në fshatin Arapaj të Durrësit, janë dhunuar dhe u është grabitur shuma prej një million lekësh. Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e të moshuarve gjatë mesnatës së mbrëmshme dhe i kanë goditur me shkop për t’i grabitur.
Policia e Durrësit njofton se personat e maskuar nuk kanë qënë të armatosur por kanë dhunuar fizikisht të moshuarit, A.K. 80 vjeç dhe M.K. 76 vjeçe. “Autorët i kanë goditur me një shkop shtetasit e mësipërm dhe kanë arritur të marrin rreth 100 000 lekë të reja.
Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e 9 personave si të dyshuar për ngjarjen”, sqaron policia Durrës.