Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Një grua 50 vjeçe është gjetur e plagosur me plumb në kokë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, 50-vjeçarja e plagosur është nisur drejt Spitalit të Traumës.
Sipas policisë, 50-vjeçarja është vetëplagosur me armë zjarri dhe se prej kohësh vuante nga probleme psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 31.08.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, shtetasja R.H., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës nëTiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.