• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duma: Rama merr në mbrojtje trafikantin Agron Xhafaj

13:47 | 05/08/2016
në Uncategorized
0

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma tha se Rama mori në mbrojtje vëllain e Fatmir Xhafës, i cili është një trafikant ndërkombëtar droge.

Po ashtu PD akuzon Rama se sulmon drejtësinë italiane duke mbrotjur Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës.

Lexo edhe

Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –

Deklaratë e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma

Edi Rama mori në mbrojte Agron Xhafajn, një trafikant ndërkombëtar droge, të provuar për aktivitetin e tij nga drejtësia e Venezuelës, madje nga Gjykata e Lartë e saj vendimin e të cilës ka cituar dhe shpërndarë dje Partia Demokratike.
Në këtë vendim, që përshkruan aktivitetin e Agron Xhafajt, në shpërndarjen e drogës në Itali, e në vecanti në zonën e Bolonjas, Gjykata e Lartë e Venezuelës thotë se është provuar roli i tij në këtë bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Por Edi Rama, sulmon me tërbim Gjykatën e Lartë të Venezuelës, sulmon drejtësinë italiane, sulmon opozitën dhe merr në mbrojtje narkotrafikantin ndërkombëtar, Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës.
Pse duhet që vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi për të nga Venezuela të caktohet nga Edi Rama kryetar i reformës në drejtësi?, është pyetja që bën cdo qytetar.
“Ku është problemi këtu”, thotë Edi Rama.
Nuk është hera e parë që Edi Rama merr në mbrojtje trafikantët dhe krimet e tyre.
A nuk beri të njëjtën gjë me Rroshin që e mban akoma në krye të Kavajës. Me Prengën që e mban akoma deputet. Me Bushin që e promovoi në krye të Krujës. Me Ndokën që e ka bërë te plotfuqishëm në Lezhë. Me Frrokët të cilëve ju fshehu edhe kërkesën për ekstradim, dhe i la të arratisen, me Balilin e Shullazin të cilëve u ka vënë policinë e strukturat shtetërore në shërbim të tyre. Ka ofruar lehtësi, deri në rrugë të hapura për arratisje.
Sepse në të vërtetë, trafikantët e drogës për Edi Ramën janë njerëzit e duhur.
Trafikantët e drogës i blenë atij foton me Obamën.
Trafikantët e drogës bënë fushatë me Edi Ramën dhe e sollën në pushtet. Prandaj Edi Rama ndan pushtetin me trafikantët e drogës.
I ka bërë deputetë, kryetarë bashkish, dhe drejtues të rëndësishëm. Sepse trafikantët janë modeli i tij.
Trafikantët e drogës kanë zaptuar territorin e vendit dhe shfrytëzojnë tokën dhe njerëzit për biznesin e tyre kriminal të miliona eurove.
Trafikantët e drogës janë njerëzit e duhur për Edi Ramën, se japin 30 përqind për cdo rrenjë kanabis.
Shqiptarët nuk mendojnë si Edi Rama.
Shqiptarët mendojnë se droga dhe trafikantët janë e zeza e vendit, që po i marrin frymën ekonomisë së ndershme që duhet të konkurojë me ekonominë e drogës. Shëiptarët e shohin se droga dhe narkotrafikantët po rrënojnë bujqësinë teksa marrin tokat dhe burimet ujore. Po shkatërrojnë sigurinë e po sjellin cikël krimesh të përditshme, sepse policia ruan kanabisin e tyre dhe ka braktisur detyrën. Trafikantët në bashkëpunim me Edi Ramën po ngrenë perandori financiare mbi mjerimin e fshatarëve që shfrytëzohen me 10 mijë ose 20 mijë lekë në ditë, dhe në kirruz të biznesit të ndershëm dhe punës së ndershme.
Shqiptarët dhe Partia Demokratike do ta shkulin nga rrënjët këtë te keqe. Ata e kanë marrë vendimin dhe presin me padurim ta shpallin.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Etiketa: agron xhafajdeklarate per mediatGrida Duma

Të Lidhura

Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

nga 27
13:41 | 22/03/2023
0

Prokuroria e Tiranës zbulon me metoda speciale të hetimit dy grupet kriminale që shisnin drogë pranë shkollave Prokuroria Pranë Gjykatës...

Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

nga 27
13:35 | 22/03/2023
0

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, i jep oligarkut të naftës Shefqet Kastrati fondet për fermerët. Me datë 20 mars 2023...

Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –

Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –

nga 27
13:33 | 22/03/2023
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të lëshojë një sqarim të mërkurën se përse qeveria e tij e ekstremit...

Inceneratorët, avokati i Lefter Kokës: Të pyetet Arben Ahmetaj

Sa vite burg rrezikon Ahmetaj? Flet gazetari –

nga 27
13:29 | 22/03/2023
0

Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimin për katër vepra penal ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Hapi i radhës që mbetet në...

Para
Fotolajm/ Rama dhe Blair duke drekuar në Dhërmi

Fotolajm/ Rama dhe Blair duke drekuar në Dhërmi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

13:41 | 22/03/2023
Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

13:35 | 22/03/2023
Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –

Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –

13:33 | 22/03/2023
Inceneratorët, avokati i Lefter Kokës: Të pyetet Arben Ahmetaj

Sa vite burg rrezikon Ahmetaj? Flet gazetari –

13:29 | 22/03/2023
Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

13:23 | 22/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –
  • Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –
  • Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –
  • Sa vite burg rrezikon Ahmetaj? Flet gazetari –
  • Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –
  • Nëse del Luizi, dal dhe unë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –
  • Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com