Dule në listën e PD është thika në plagën e Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dule në listën e PD është thika në plagën e Çamërisë

10:08 | 29/05/2017
në Opinion
0

Nga Alda Dalushi

Dje, në mëngjes u njoha me listat për kandidatë të Partisë Demokratike e nuk mund ta fsheh faktin se, ajo për të cilën po buçet media – mospërfshirja në lista e disa emrave që kanë bërë historinë e PD-së, nuk më habiti. Janë zgjedhjet, zgjidhjet, marrëveshjet pragmatiste të një kryetari, i cili shpesh ngre kauza, për të mos iu dalë dot për zot fund e krye.

Vangjel Dule, kandidat i PD-së në Qarkun e Vlorës. E lexova  dhe për një moment mendova që e kisha kuptuar gabim.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Po fundja, kur i hapi dyert Kastriot Islamit, përse të mos ia hapte edhe Dules, do mendonte shumëkush.

Vlora është një prej qarqeve që ka numrin më të madh të banorëve më rrënjë çame, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë votues të së djathtës, të përfaqësuar nga PD. Të vendosësh Dulen në Vlorë si kandidat, është fyerje e pastër që ju bëhet jo vetëm këtyre njerëzve, por mbi të gjitha kujtimit të atyre që 50 e kusur vite më parë u dëbuan nga toka e tyre, u vranë e u masakruan. Çfarë iu thotë çamëve të Vlorës kryetari Basha, duke kandiduar Dulen në radhët e Partisë së tij, duke kandiduar një njeri që i del në mbrojtje haptazi deklaratave diskriminuese të një ministri grek, që shkel në tokën e shqipeve dhe ofendon rëndë një popull të tërë.

“Nuk ka pasur, në kohërat e demokracisë në shtetin grek asnjë krahinë me emrin Çamëri. Askush nuk mund t’i imponojë shtetit grek toponimet e veta”, deklaronte Dule në një emision politik para disa kohësh.

Unë jam çame dhe për këdo që më njeh, mbështetja që i kam dhënë PD-së në kohë të mira e të vështira, nuk është e panjohur. Sot pyes publikisht Lulzim Bashën: Cili është mesazhi që kërkon t’ju përcjellësh vlonjatëve dhe sidomos atyre me origjinë çame, me përfshirjen e Dules në listat e PD-së? Cila është filozofia që bashkon medemek të djathtën e përfaqësuar nga PD me imazhin e PBDNJ-së?

Në facebook-un tim hodha një status, ku përmendja edhe tim gjysh. I ndjeri, pasi vuajti gjithë fëmijërinë e tij – u dëbua nga shtëpia në Gardhiq, pa të atin të masakruar nga bandat greke – rriti fëmijët në diskriminimin e një Shqipërie të qelbur komuniste e më pas shpresoi se vërtetë e djathta përfaqësohej nga PD-ja e kjo do të sillte  erën e ndryshimit. Moshatarët e tij ndoshta janë ende gjallë e më shumë mundësi kanë ende takat të votojnë.

Zoti Basha, nuk besoj se duart iu bëjnë të votojnë PD-në.

Kandidatura e Dules është thika në plagë, kushdo tjetër mund ta kishte bërë, por jo një parti që pretendon të jetë e djathtë.

Etiketa: Alda Dalushlista e PDLulzim Bashaplaga e ÇamërisëQarku i VlorësthikaVangjel Dule

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha: Rama s’mbajti premtimet, Republika e Re do sjellë ndryshim

Pluhuri misterioz/ Basha deklaratë për mediat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com