Zëdhënësja e propagandës ruse, Maria Zahkarova, i është përgjigjur emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit deklaroi se duhet të harrohet shprehja “Kosova është Serbi” dhe të lëvizet përpara me shprehjet “Kosova dhe Serbia janë Evropë”.
Zahkarova lidhur me këtë deklaratë ka shkruar shkurtimisht në “telegram” duke thënë: “Kurrë”.
Escobar në një intervistë për N1 ka thënë se fillimi i përmirësimit të raporteve Prishtinë-Beograd është në horizont dhe se duhet harruar narrativa “Kosova është Serbi” dhe duhet kaluar në atë që “Kosova dhe Serbia janë Evropë”. Por kjo deklaratë mesa duket nuk është pritur mirë nga Rusia.