“Duam shpiat tona”, protestuesit e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën

Lexo edhe

Me thirrjet “duam shpiat tona” edhe këtë të shtunë banorët  që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë.

Në ditën e 28  të qendresës së tyre ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës.

Në zonë ka pasur edhe prani të forcave të policisë.

Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.

“Kauza jonë, shtëpia jonë”, “qeveri hajdute”, “O Edvin o diarre këtu i thonë Unaze e Re”, ishin disa prej thirrjeve të banorëve.

Ndërkohë punimet kanë filluar duke hequr ndriçimin e rrugës dhe pemët.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës./Ora News

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *