Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të jetë e pranishme më 10 gusht në kryeqyetin e Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj me anë të një postimi në Facebook.
“Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek Sheshi Nënë Tereza”, shkruan Veliaj.