Një bari i cili kishte dalë të kulloste bagëtitë në fshatin Dropull është gjetur i vdekur mesditën e sotme.
Viktima është shtetasi me inicialet K.C., 66 vjeç dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.