Thyerja e aplikacionit të komunikimit “Sky ECC” nga policia, ka sjellë një numër të lartë arrestimesh në të gjithë Ballkanin, veçanërisht atë të bosit të drogës Darko Sariç dhe ish-drejtuesit të Gjykatës së Lartë të Malit të Zi.
Pas thyerjes së aplikacionit, një numër i lartë fuoristradash të zeza të Policisë kanë mbërritur në periferinë e Beogradit, Dedinje, shtëpia e ambasadorëve të huaj, mauzoleumi i Josip Broz Titos dhe një bos famëkeq droge i quajtur Darko Sariç. Sariç ka qënë i burgosur pas hekurave që nga viti 2014, kur u prangos me dyshimin për kontrabandën e 5.7 tonë kokaine nga Amerika e Jugut për në Europë.
Në vitin 2018, ai është dënuar me 15 vjet. Më pas, në vitin 2021, vendimi u anulua dhe u urdhërua një rigjykim. Sariç u lirua në fund të vitit të kaluar, por u vu në arrest shtëpie në pritje të rigjykimit të tij. Policia kaloi tetë orë brenda shtëpisë së gruas së tij, një ndërtesë e verdhë e rrethuar nga një gardh i bardhë i lartë me kamera sigurie nëpër cepat e shtëpisë. Në fund të ditës, më 14 prill, Sariç u kthye në paraburgim me dyshimin se ai vazhdonte të komandonte perandorinë e tij kriminale nga burgu dhe urdhëroi vrasjen e partnerit dhe të arratisurit Milan Milovac.
Thuhet se përdori disa telefona celularë, dy telefona satelitorë dhe një pajisje të personalizuar të instaluar me një sistem mesazhesh të koduar vetëm me abonim të quajtur “Sky ECC”. Në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Slloveni, pothuajse 100 persona janë arrestuar dhe akuzuar si rezultat i provave të marra nga komunikimet e “Sky ECC”.