30 persona janë shoqëruar nga policia në portin e Durrësit. Të shoqëruarit në komisariat janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.
Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka. Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Operacioni është në vijim e sipër ndërkohë që nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia.