Dritan Hila, njësia matëse e idiotësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dritan Hila, njësia matëse e idiotësisë

17:30 | 12/05/2020
në Opinion
0

Nga Elona Caslli

Zoti Hila, pata rastin të lexoja statusin tuaj mbi protestën e djeshme.

Ajo që vihet re dendur në gjuhën tuaj të folur edhe të shkruar, është prirja sistematike për të etiketuar këdo që ka një mendim të kundërt me mendimin tuaj.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketimet janë të llojeve të ndryshme; idiot, hajvan, deficient, mazohist.

Duke qenë se fjala “idiot” përfaqëson shumicën në etiketimet tuaja, doja t’ju bëja një pyetje: Kush jeni ju?! Mos vallë ju përfaqësoni njësinë matëse të idiotësisë?!

Kur dikush etiketon dikë “idiot” do të thotë se vetëshpallet me imunitet nga idiotësia dhe arrin ta shquajë këtë të fundit tek një njeri tjetër.

Lind pyetja: Ç’njësi matëse përdorni ju, kur etiketoni dikë, idiot?!

Për të përcaktuar diagnozën e idiotësisë, kam përshtypjen, se ju nevojiten disa të dhëna që përfaqësojnë simptomat e pacientit.

Megjithatë, duke besuar paraprakisht në aftësinë tuaj diagnostikuese, do t’ju lutesha të na bënit me dije për vendndodhjen e klinikës suaj diagnostikuese për idiotësinë.

Do të ishim tepër të interesuar të matnim nivelin e idiotësisë në gjak.

E duke qenë se jeni vetëshpallur Doktor në këtë fushë, do t’i bënit një nder të madh shoqërisë shqiptare në përballjen me vetveten ose më saktë në përballjen me nivelin e idiotësisë në gjak.

Mjekët popullorë zoti Hila, thonë se: Idiot lind, nuk bëhesh. Merreni në shqyrtim edhe këtë hipotezë se ka gjasa, që idiotësia të jetë edhe çështje trashëgimie. Thonë që edhe komunizmi trashëgohet, ndonëse nuk pasur një studim të mirëfilltë shkencor për këtë hipotezë.

Dhe meqënëse keni vënë re edhe “idiotë”, të tjerë në shoqëritë e shëndetshme evropiane, organizoni një konferencë ndërkombëtare në “Rogner”, ku të trajtoni gjerësisht çështjen e idiotësisë.

Në këtë kohë “pandemie”, sikundër e quani ju, Shqipëria ka qenë shumë pjellore në identifikimin e shkencëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Janë mbledhur kokat e mëdha të kombit nëpër ekrane e intervista dhe na rezulton se në vend kemi më shumë shkencëtarë se berberë.

Ndoshta ju jeni njëri prej tyre.

Post Scriptum – Pres me padurim konsultën me ju, Doktor Hila.

Etiketa: Doktor HilaDritan Hilaidiotnjësia matëse e idiotësisë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
10 maji, Dita e Drejtësisë

10 maji, Dita e Drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com