Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin –

22:42 | 02/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici –

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatet për shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas protestës së opozitës më 28 shkurt.

“Në dijeninë time nuk ka dalë një akt, një vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm deri më tani. Me sa kam dijeni, do të largohet me dorëheqje. Por do të presim si do të procedohet.

Në qoftë se krijohet një situatë e tillë dhe nuk mund të vazhdohet dot më, atëherë është vendimmarrja e kryeministrit që nuk do të bashkëpunojë më me X drejtor të përgjithshëm”, tha ai në News 24.

Sipas Nanos, është krijuar një praktikë e përsëritur e largimit të drejtuesve të lartë pa përfundimin e mandateve dhe diçka e tillë, sipas tij, ka krijuar pasiguri në strukturat drejtuese.

“Unë nuk besoj se strukturat e tjera drejtuese dhe punonjësit e policisë do të kenë më atë zellin e punës, sepse kjo punë e largimit të drejtorëve të policisë është bërë modë dhe nuk po e mbaron dot kush mandatin”, tha ai.

Duke folur për menaxhimin e protestës së fundit, Nano theksoi se skenarët parashikohen në planet paraprake të Policisë, bazuar në informacionet operative.

Megjithatë, ai shtoi se në zonën e Bllokut duket se ka pasur një situatë për të cilën, sipas dijenisë së tij, nuk kishte informacion të mjaftueshëm paraprak dhe u prodhua incidenti për sulmin ndaj Vilës 31.

Gledis Nano: Nuk dua të merrem shumë me emrat, por dua të flas në parim. Ajo që dua të them është se nuk më vjen mirë që lëvizen në këtë mënyrë drejtorët e përgjithshëm, pa mbushur mandatin, sepse çfarë mesazhi i jepet strukturës së policisë, çfarë sigurie kanë punonjësit e policisë për të vazhduar punën? Çfarë motivi kanë ata, ndërkohë që shikojnë se drejtori i përgjithshëm i policisë, dhe në rastin konkret i zgjedhur me konkurs, shkarkohet apo largohet nga detyra i detyruar? Unë nuk besoj se strukturat e tjera drejtuese dhe punonjësit e policisë do të kenë më atë zellin e punës, sepse kjo punë e largimit të drejtorëve të policisë është bërë modë dhe nuk po e mbaron dot kush mandatin.

Tani, nëse do të flasim për protestën dhe nëse është menaxhuar mirë apo jo, skenarët janë të ndryshëm, parashikohen në planet paraprake të policisë me informacionet që ka. Policia ka pasur informacion, sepse vumë re që pranë godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ishte vendosur kordoni i policisë. Më pas janë detyruar dhe janë larguar nga aty te Policia e Tiranës dhe në zonën e Bllokut.

Në zonën e Bllokut ishte një skenar që, për sa kam unë dijeni, nuk kishte informacion paraprak, por këtë e dinë më mirë strukturat. Dhe në momentin që kanë marrë drejtimin nga rruga që kalon nga Vila 31, aty është kërkuar afrimi i forcave të policisë, por nuk është bërë i mundur për shkak të lëvizjes së avashtë që të afrohen dhe ka ndodhur ai incident që pamë, që për mendimin tim është një incident që nuk i hyj fare arsyes pse u bë, por edhe si qytetar nuk do të dëshiroja kurrë promovimin e dhunës.

Në dijeninë time nuk ka dalë një akt, një vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm deri më tani. Me sa kam dijeni, do të largohet me dorëheqje. Por do të presim si do të procedohet. Në qoftë se krijohet një situatë e tillë dhe nuk mund të vazhdohet dot më, atëherë është vendimmarrja e kryeministrit që nuk do të bashkëpunojë më me X drejtor të përgjithshëm. Nuk e di, sepse marrëdhëniet deri tani kanë qenë shumë të mira mes drejtorit dhe kryeministrit. Nuk di të ketë pasur ndonjë përplasje, por mund të jetë edhe incidenti në protestën e fundit që mund të themi se e ka detyruar kryeministrin të kërkojë largimin e drejtorit.

Të Lidhura

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

nga 27
20:36 | 10/05/2026
0

Arsenal vuan por fiton 0-1 ndaj West Ham, duke u afruar edhe më shumë me titullin. Vendimtar në këtë takim...

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

nga 27
20:16 | 10/05/2026
0

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, dhe kreu i BKH-së, Joni Keta, janë parë këtë të diel së bashku me familjet...

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici –

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici –

nga 27
19:58 | 10/05/2026
0

Në fundin e ndeshjes AF Elbasani 1-3 KF Tirana të zhvilluar sot në ‘Elbasan Arena’, policia ka shoqëruar dhjetë tifozë...

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

nga 27
19:49 | 10/05/2026
0

Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë...

Para
T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat –

T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

20:36 | 10/05/2026
Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

20:16 | 10/05/2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici –

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici –

19:58 | 10/05/2026
PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –

19:49 | 10/05/2026
As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –

18:51 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –
  • Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –
  • Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici –
  • PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët –
  • As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë –
  • Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –
  • Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com