Drejtoresha e “Sami Frashërit”: S’e lejoj LGBT në shkollën time, s’kanë çfarë t’u tregojnë nxënësve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtoresha e “Sami Frashërit”: S’e lejoj LGBT në shkollën time, s’kanë çfarë t’u tregojnë nxënësve

10:00 | 31/03/2018
në Uncategorized
0

Drejtorja e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi, komenton pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit LGBT në disa shkolla të mesme të kryeqytetit, duke u shprehur se askush nuk mund të imponojë zgjedhjet personale të fëmijëve, por e drejta është që t’u mësohen vlerat e mira, të cilat i ka dhënë Zoti

Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi tha se çdo program që i shërben edukimit është e lejuar në shkolla, dhe se punojmë mbi strategjitë e hartuara nga Ministria e Arsimit për problemet e ndryshme që kalojnë adoleshentët. Ndërsa pohon, se në shkollë është e lejuar që të diskutohet çdo temë, pasi problemet ekzistojnë dhe është më mirë të përballesh me to pa ndikuar zgjedhjet personale të secilit.

Drejtoresha tha ndër të tjera, se nuk do të lejojë aksesin e komunitetit LBGT në shkollë, pasi nuk kanë se çfarë t’ju tregojnë nxënësve, por do të ftonte njerëz të artit si shembuj për t’u ndjekur. Ajo u shpreh se nuk mund të imponojmë zgjedhjet personale të fëmijëve, por e drejta është që t’ju mësojmë vlerat e mira, të cilat i ka dhënë Zoti.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Znj. Dobi, keni patur takime në gjimnazin tuaj me aktorë të LGBT?

Nxënësit sapo kanë fituar një olimpiadë dhe kjo punë është njëra prej 1 milion punëve që ne bëjmë. Nuk e kuptoj se pse është dhënë kaq rëndësi, sepse nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Ministria e Arsimit ka disa strategji për të gjithë dhe ne e kemi diskutuar atë në kuadrin e bullizmit, arsyet se pse dhunohet një njeri, i cili mund të ketë defekte në pamje, sepse këta janë adoleshente dhe paragjykojnë njëri-tjetrin. Kjo preferenca seksuale e secilit është një zgjedhje personale. Është diskutuar me 30 nxënës në një orë mësimore dhe njeriu nuk duhet të paragjykohet. Janë gjëra personale të tij dhe nuk duhet ta bëjnë që të ndihet keq. Ne nuk i kemi dhënë rëndësi dhe nuk e kemi përdorur këtë term aq të madh “shkencor” LGBT. Na emocionuat me këtë!

Në fakt, qeveria e ka miratuar me anë të një VKM-je bashkëpunimin e aktorëve të LGBT dhe aksesin e tyre në institucione të ndryshme, ku përfshihet dhe arsimi. Si e konsideroni këtë akt nga ana e qeverisë?

Ato janë në programet mësimore nga shkencat sociale. Nuk i lejon njeri të kenë akses në shkollë. Ka të tilla të mirëfillta që punohet nëpër shkolla, pasi në shkolla diskutohet çdo gjë, pakicat sociale dhe bullizmi. Të gjitha gjërat që të shkojnë në mend, çdo gjë që ka Evropa do t’i marrim dhe ne, me të mirat dhe të këqijat.

Po nëse informacione të tilla transmetohen nga aktorë të komunitetit LGBT…?

Unë nuk lejoj njerëz të tillë në shkollën time. Këto janë në kuadrin e strategjive që Ministria e Arsimit ka për romët dhe egjiptianët, mbi bazën e të cilave punojmë. Arsimi prek çdo çështje që ka të bëjë me edukimin e fëmijëve. Ky fenomen ekziston në Shqipëri dhe në gjithë botën. Përderisa ekziston, ne mund të mos e pëlqejmë dhe mos të duam që fëmijët tanë të jenë ashtu ose edhe mund të duam, kjo varet nga zgjedhjet që kanë njerëzit. Kjo është hartuar në kuadrin që njerëzit nuk duhen paragjykuar, pasi janë zgjedhje personale.

Si është menduar të transmetohen informacione të tilla në shkollë, ka një lëndë apo një orë specifike për këto tema?

Kjo është një nga shumë çështjet që preket nga lëndët shoqërore, për më shumë mund të pyesni specialistët e këtyre lëndëve. Është zmadhuar shumë dhe jam e shqetësuar për këtë gjë, t’i vijë turp dhe politikës që merret me budallallëqe të tilla.

Znj. Dobi çfarë rekomandoni ju për menaxhimin e informacioneve të kësaj natyre për ndalimin e prirjeve të padëshiruara seksuale të nxënësve-adoleshentë?

Fenomenet ekzistojnë dhe nxënësit e dinë paraprakisht, ndërsa zgjedhjet janë personale. E mendoj, se është e drejta e fëmijës të zgjedhë atë që i pëlqen, ne duhet t’i tregojmë gjërat e mira dhe e mira është ashtu siç e ka dhënë Zoti.

 http://shekulli.com.al/nuk-lejoj-lgbt-ne-shkollen-time-nuk-kane-se-cfare-tu-tregojne-nxenesve/
Etiketa: drejtoresheLGBTSami Frashërishkolleteuta dobi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Plaga në syrin e djathtë zbulon portretin origjinal të Skënderbeut

Plaga në syrin e djathtë zbulon portretin origjinal të Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com