Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

09:31 | 07/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë –

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të mungesës së kuorumit la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se pavarësisht vendimit të GJKKO, dhënë 8 javë më parë, mazhoranca refuzoi ta zbatonte duke u kthyer në mburojë politike për Ballukun.

‘Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin. Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon’, shkruan Tabaku.

Ajo shton, se pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim, sikurse edhe Parlamenti për të mos hequr imunitetin e Ballukut, siç e kërkon SPAK.

‘Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë’, thekson ndër të tjera Tabaku.

Reagimi

Prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Balluku. Prej 8 javësh, qeveria refuzoi ta zbatojë këtë vendim.

Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin.

Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon.

Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur ndryshe.

Mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit.

Sot, pas (mos)vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë justifikim.

(Mos)Vendimi mund të jetë procedural, por detyrimi për ta zbatuar ligjin është politik dhe moral.

Gjykata Kushtetuese mund të kishte folur më qartë dhe më fort. Por edhe kështu, një gjë mbetet e padiskutueshme: për 8 javë me radhë, ligji është shkelur me vetëdije nga qeveria.

Pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim. Parlamenti nuk ka më asnjë justifikim për të mos hequr imunitetin siç e kërkon SPAK.

Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë.

Respekt për 4 gjyqtarët kurajozë që nuk u tërhoqën nga e drejta.

Kjo qeveri sot nuk ka më legjitimitet moral.

As në sjellje.

As në standarde.

As në moral.

Të Lidhura

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

nga 27
23:07 | 19/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar...

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

nga 27
23:01 | 19/05/2026
0

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për Ambasador të SHBA-së në Shqipëri, do të paraqitet nesër para Komitetit...

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

nga 27
22:59 | 19/05/2026
0

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për Ambasador të SHBA-së në Shqipëri, do të paraqitet nesër para Komitetit...

Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë –

Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë –

nga 27
22:51 | 19/05/2026
0

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian vijojnë diskutimet mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, përpara se të arrijnë një qëndrim të...

Para
Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

23:07 | 19/05/2026
I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

23:01 | 19/05/2026
I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

22:59 | 19/05/2026
Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë –

Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë –

22:51 | 19/05/2026
Pas 22 vjetësh, Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin –

Pas 22 vjetësh, Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin –

22:35 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni
  • I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –
  • I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –
  • Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë –
  • Pas 22 vjetësh, Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin –
  • Përplasi automjetet e parkuara, i hoqi targen makinës dhe tentoi të arratisej, arrestohet shoferi në Fier

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni
  • I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com