Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook, disa orë pas dëshmisë prej 150 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat në adresë të tij lidhur me dosjen “Habilaj”.
Tahiri shkruan se do vijojë betejën për të vërtetën deri në fund për akuzat e trafikut të drogës me grupin e Habilajt dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
“Rruga per te verteten vazhdon, cdo ore, cdo dite…deri ne fund! Faleminderit te gjitheve”, shkruan Tahiri në Facebook.