Dosja e SPAK, si shkoi një uniformë policie 2 800 euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja e SPAK, si shkoi një uniformë policie 2 800 euro

10:27 | 12/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

SPAK arrestoi tre ditë më parë disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 25 milion euro. Mes të arrestuarve është edhe drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari.

Sipas SPAK, Naqellari dhe  vartësitë e saj kanë shkelur barazinë në zhvillimin e tenderëve, ndërsa sipas përllogaritjeve del se një uniformë polici kapi vlerën kolosale prej 2 800 euro, ku vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.

Abcnews.al ka siguruar dosjen e SPAK në lidhje me arrestimet e kryera, në të cilën listohen shkeljet e kryera nga punonjësit e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, të cilat çuan në një kosto kaq të madhe të uniformave të policisë.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Në Drejtorinë e Shërbimeve mbështetëse në Polici është krijuar një grup pune në maj të vitit 2019 që do të llogariste nevojat dhe fondin për blerjen e uniformave për punonjësit e policisë së shtetit. Ky grup pune ishte me kryetar Janaq Xhelilin, Drejtor i Drejtorisë së Logjistikës Mbështetëse, Zenel Hyka Shef sektori, Agron Celi shef sektori në drejtorinë e Sektorit Publik dhe Aurora Mulla specialiste për uniformat.  Nga ana tjetër një grup pune në Autoritetin Kontraktor me anëtar, Vojsava Copani, Zenel Hyka, Marsida Gargaj kanë bërë një pasqyrë me çmimet e tregut për uniformat.

Në dosjen e SPAK të siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija, theksohet se në pasqyrën e përgatitur, janë përcaktuar nevojat e Autoritetit Kontraktor për uniforma policore, për 10 lloje uniformash  për vitet 2019,2020, 2021, 2022 me një vlerë për 2 434 015 880, pa TVSH.

Ndërkohë me 19 qershor të vitit 2019, Edlira Naqellari u ka kërkuar përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor, rishikim në përputhje me risitë e dakordësuara. Sipas saj Agjencia e Blerjeve të Përqendruara kishte dërguar dokumentacionet teknike edhe për blerjen e këpucëve për policinë. Kështu është përllogaritur si nevojë për këpucë për uniformat e policisë për periudhat 2019-2020 për 9 lloje këpucësh me një vlerë 655 168 560 lekë. Kështu kanë marrë ofertat për të siguruar këto nevoja për uniforma dhe për këpucë. Kështu është përllogaritur vlera 35 318 750 lekë.

Ndërkohë në dokumentin e siguruar nga Abcnews.al, theksohet se sipas llogaritjeve të kontratës për Uniforma Policie, Stema, Shenja dhe Grada për 4 vite, për 10 lloje uniforme policie u përllogaritur me një vlerë 2 212 575 020 lekë. Kjo pasqyrë e vlerës së kontratës u hartua nga Vojsava Copani, Zenele Hyka, Janaq Xhelili dhe Theodhori Gravani.

Ndërkohë në pasqyrën e vlerës për këpucët në 4 vitet e ardhshme dhe për 9 lloje të tyre u përllogaritur një shumë prej  552 453 800 lekë.

Kështu Njësia e Prokurimit, i është drejtuar Edlira Naqellarit për nxjerrjen e një urdhri për blerjen e uniformave të policisë. Është ndarë fondi përfundimtar prej  2 800 347 570 lekësh duke bashkuar tre objekte prokurimi, për uniformat, për këpucët dhe për sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformave dhe këpucëve./abcnews.al/

Etiketa: SPAKUniformat

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
“Defender Europe 21”, Basha: NATO një aleancë politiko-ushtarake me bazë demokracinë

Reformimi i Partisë Demokratike, Basha propozon 11 ndryshime në statut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com