Kanë nisur përgatitjet e ethshme për festën kombëtare të Shën Valentinit.
Më poshtë do të gjeni një dorracak me këshilla për ta festuar sa më bukur Shën Valentinin.
1. Dilni nga kodrat e liqenit artificial ose në parqet e qyteteve tuaja. Dilni së bashku me mamin, babin, vjehrrin, vjehrrën dhe fëmijët përkatës. Kjo është një festë për të gjithë familjen.
2. Pritini mimozat me gjithë degë. Lulet për dashurinë e zemrës, degët si fru zjarri.
3. Mos lini asnjë vend bosh në drekë dhe në darkë në restorante, bare, fast food.
4. Blini tollumbaca tek ky zotëria në foto.
5. Vishni mbathje të kuqe. Nëse nuk keni vishni mbathjet e Kombëtares.
6. Përdorni vetëm fjalën “shpirt” për gruan (burrin) dhe jo vetëm.
7. Bëni një selfie me lali Erin.
8. Letrat, kanaçet e pijeve dhe hajeve hidhini drejt e në rrugë.