Ish-eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me gratë në qytetin e Lezhës.
Pack ka folur ashpër kundër qeverisë pasi nuk po bën asnjë përpjekje për integrimin e vendit, duke shtuar se Shqipëria ndodhet në një sistem të ri diktatorial.
“Shqipëria ndodhet në një sistem të ri diktatorial. Qeveria Shqiptare nuk po bën asnjë përpjekje për integrimin e vendit në BE. Kryeministri i vendit tuaj mbushi parlamentin me persona të inkriminuar. Në një shtet demokratik nuk mundet të qeverisë një kryeministër i lidhur me krimin. Rama ka zaptuar çdo gjë, dhe kjo në një shtet demokratik nuk duhet të ndodhë”- tha ndër të tjera ish-eurodeputetja.