Ish-administratori i kompanisë DIA është paditur nga OSHEE për veprën penale të mashtrimit
Është shtyrë seanca ndai ish-administratorit të DIA-S Kastriot Ismailajt për shkak se kryetarja e trupës gjykuese, Enkelejda Hajro, ka dhënë dorëheqien. Hajro e deklaroi dorëheqjen pak orë para nisjes së seancës gjyqsore.
Kastriot Ismailaj, ish- administrator i DIA-s është paditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike më argumentin se i ka shkaktuar kesaj kompanie një dëm ekonomik të konsiderueshëm. Seanca e sotme është shtyrë, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares ndërkohë që pritet hedhja e shortit për të përcaktuar një tjetër gjyqtar për këtë çështje.