• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Liz Truss, DW: Tërmet politik në Britaninë e Madhe

08:27 | 21/10/2022
në Uncategorized
0

Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady vizitoi kryeministren. Kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve është përmbaruesi i partisë, që shkon në Downing Street, për t’i komunikuar kryeministrit, se ka humbur besimin e deputetëve. Kështu ndodhi edhe më 2018 me imponimin e dorëheqjes së Theresa May dhe së fundi në verë me Boris Johnson.

Fundi i një mandati të shkurtër

Lexo edhe

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

Me gjasë vetë Liz Truss e kishte kërkuar këtë takim, ndoshta për ta bindur atë, që asaj t’i jepej edhe një shans. Por ajo çfarë ai i ka rrëfyer asaj pas dyerve të mbyllura lidhur me atmosferën në grupin parlamentar, duhet të ketë qenë aq katastrofike, sa Liz Truss vet deklaroi dorëheqjen. “Unë e kuptoj këtë situatë, që nuk mund ta përmbush mandatin, me të cilin jam zgjedhur”, tha ajo duke komunikuar dorëheqjen.

Një deputet prej shumë vjetësh të mrëkurën në mbrëmje në dhomën e ulët të parlamentit shprehu indinjatën e tij lidhur me zhvillimet e javëve të fundit: Charles Walker e quajti gjendjen “të pafalshme, të mjerueshme dhe një turp i madh”. Ai theksoi gjithashtu, se nga kjo gjendje nuk ka kthim pas. Gjendja e qeverisë është “neveritshme”, shtoi Walker, duke thënë se është i revoltuar. Kur ai e përshkruan në këtë mënyrë situatën e grupit parlamentar, është e qartë, përse Truss nuk mund të qendronte më dhe me 44 ditë në detyrë, ajo thyen një rekord në historinë britanike si kryeminstrja më jetëshkurtër në post.

Pikiadë politike

Liz Truss në verë ia doli në garën elektorale brenda partisë, duke u profilizuar si e preferuara e bazës së djathtë të partisë. E keqja nisi, kur ajo donte të vinte në jetë idetë radikale të tregut liberal, me të cilat fitoi postin e kryeministres. Ministri i saj i Financave Kwasi Kwarteng prezantoi buxhetin, që parashikonte ulje taksash për të pasurit dhe njëkohësisht rritjen e shpenzimeve. Liz Truss e quajti këtë një plan për rritjen ekonomike. Por tregjet e financave panë të tronditet stabiliteti financiar i Britanisë së Madhe, paundi ra, Bank of England iu desh të shpëtojë fondet e pensioneve dhe të rriste interesat e hipotekave.

Jehona ndërkombëtare ishte shkatërrimtare, madje presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se politika e Liz Truss ishte “një gabim”. Kryeministrja u përpoq të bëjë kthesa duke tërhequr një pjesë të planeve.Por të premten e kaluar ajo u detyrua të shkarkojë ministrin e Financave, i cili ka qenë një ndër miqtë më të ngushtë politik të saj dhe në fakt vuri në jetë pikërisht vullnetin politik të saj. Pasues i tij u vendos ish-ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt, i cili brenda 48 orësh i hodhi poshtë planet e Liz Truss. Hunt deklaroi kohë të vështira me një politikë të re kursimesh: Të gjitha uljet e taksave do të tërhiqeshin dhe do të frenoheshin shpenzimet.

Të mërkurën kaosi arriti një tjetër pikë kulmore: Gjatë seancës së pyetjeve në dhomën e ulët Truss deklaroi, se është “një luftëtare, dhe nuk dorëzohet”. Pak pas kësaj erdhi lajmi, se Truss shkarkoi edhe ministren e Brendëshme Suella Braverman, e preferuara e krahut të djathtë të Tory-ve. Arsyeja zyrtare ishte një gabim formal, por në fakt kjo kishte të bënte me përpjekjen e kryeministres për të hapur portat për më shumë imigracion, në mënyrë që t’i jepen impulse ekonomisë. Bravermann e pati refuzuar kategorikisht këtë.

Me humbjen e një anëtari të dytë të kabinetit pasoi në mbrëmje një atmosferë jashtë kontrollit në dhomën e ulët. Shpërtheu debati për Fracking, por edhe për një votë mosbesimi të nxitur prej Labour Party. Shumica e deputetëve konservatorë janë rreptësisht kundër Fracking, por ata e ndjenë veten të detyruar të votojnë, për të mos rrëzuar Truss. Mbrëmja përfundoi në britma dhe përplasje – deputetët Tory mbetën të revoltuar. Ky cirk ishte me sa duket fillimi i fundit, që sipas traditës britanike erdhi me një shpejtësi brutale.

Kthim i Boris Johnson?

Deri të premten e javës së ardhëshme konservatorët duan të vendosin, se kush do ta pasojë Liz Truss në post. Në këtë situatë po qarkullojnë fjalët më të pabesueshme, se Boris Johnson mund të futet sërish në garë. Ai është duke u kthyer nga pushimet në Amerikën Qendrore dhe mbështetësit e tij në parti tërheqin vëmendjen, se Johnson është fitues i zgjedhjes, që duhet t‘i nxjerrë Tory-t nga gjendja e mjerueshme ndodhen.

Se deri ku mund të bëhen realitet planet për një kthim të Boris Johnson, i cili në korrik dha dorëheqjn, mbetet e hapur. Por vet fakti që shtrohet si mundësi, flet shumë.

Kandidatë të mundshëm konsiderohen edhe ish-ministri i Financave Rishi Sunak, i cili duket se nuk gjen shumë konsensus, pasi konsiderohet si personi që rrëzoi Boris Johnsonin. Në verë ai vazhdimisht theksonte, se politika financiare e Truss është absurde. Edhe Penny Mordaunt përgatitet për garën, ndërkohë ajo është drejtuese e grupit parlamentar të Tory-ve në dhomën e ulët, por nuk ka përvojë në qeveri. Ministri aktual i Financave Jeremy Hunt ndërkohë ka bërë të qartë, se nuk e do këtë post. Deri tani nuk ka shenja, nëse do të përcaktohet gjatë fundjavës si „kandidat unifikues”, që të mund t’i bashkojë Tory-t e përçarë.

Kriteret e përzgjedhjes janë të qarta: Deri të hënën duhet të paraqiten kandidatët, që të sjellin të paktën 100 nënshkrime. Nëse ka më shumë se një kandidat, pason një debat të hënën dhe më pas votimi on-line i anëtarëve të partisë. Konservatorët sërish do të votojnë nga baza e partisë, e cila herën e fundit bëri një zgjedhje shkatërrimtare.

A është koha për zgjedhje të reja?

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon konsideorn se Liz Truss është vetëm një simptomë e një sistemi politik të shkërmoqur. Zgjedhjet e reja do të ishin “një domosdoshmëri demokratike”. Udhëheqësi i opozitës Keir Starmer gjen fjalë edhe më të forta: Tani nuk kemi të bëjmë më me një operetë të konservatorëve. Nuk duhet bërë më një eksperiment i tillë, prej nga dëmi i shkaktuar për qytetarët është real në formën e rritjes së çmimeve dhe interesave të hipotekave: “Opinioni britanik duhet të ketë mundësinë të vendosë vet, ne kemi nevojë për zgjedhje të reja.”

Konservatorët do të mbrohen me çdo mënyrë prej zgjedhjeve të reja. Aktualisht partia laburiste në opozitë kryeson sondazhet me rreth 30 pikë kundrejt konservatorëve./DW

Etiketa: britaniTërmet

Të Lidhura

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

nga 27
12:23 | 09/06/2023
0

Koloneli i KFOR-it, Andrea Gallijeni, në një konferencë për media ka folur për situatën e krijuar në veri të Republikës...

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

nga 27
12:15 | 09/06/2023
0

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku, banesa e së cilës u grabit të dielën nga persona ende të paidentifikuar, ka folur për mediat....

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

nga 27
12:11 | 09/06/2023
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e...

Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –

Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –

nga 27
12:03 | 09/06/2023
0

Nëse më përpara botoksi ishte diçka që lidhej zakonisht me gratë dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar disi pamjen...

Para
Lëvizje në këmbimin valutor/ Dollari vijon të forcohet, ja ç’ndodh me euron

Lëvizje në këmbimin valutor/ Dollari vijon të forcohet, ja ç’ndodh me euron

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

12:23 | 09/06/2023
Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

12:15 | 09/06/2023
Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –

12:11 | 09/06/2023
Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –

Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –

12:03 | 09/06/2023
7 cilësitë e mira që burrat kërkojnë tek gratë –

7 cilësitë e mira që burrat kërkojnë tek gratë –

11:57 | 09/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –
  • Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –
  • Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore –
  • Edhe burrat e kërkojnë/ Botoksi nuk është më “punë grash” –
  • 7 cilësitë e mira që burrat kërkojnë tek gratë –
  • Zyrtare, Konrad Laimer është lojtari i ri i Bayern Munich –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –
  • Gjyqtarja flet pas hekurave të dritares nga banesa që iu grabit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com