Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në

08:24 | 15/07/2022
në Uncategorized
0

Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë mund ta konsideroje edhe si një teatër veror, por kësaj here rrezikohet shumë më tepër. Kur kryetari i partisë së drobitur „Pesë Yjet” e shtyn faktikisht drejt dorëheqjes kryeministrin Mario Draghi kemi të bëjmë me më shumë se sa vetëm stabilitetin e vendit.

Një krizë serioze në Itali rrezikon Bashkimin Europian, që ndërkohë ndodhet nën presion prej luftës në Ukrainë, mungesave me energjinë dhe inflacionit. Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës.

Shpëtim në minutën e fundit?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Operat italiane mund t’i duam me të gjithë patosin dhe dramën e tyre, por ato nuk na duhen. E njëjta gjë vlen edhe për pasojat e pafundme të krizave qeveritare të Italisë – që në mënyrë preferenciale ndodhin gjatë pushimeve të verës. Se ç’fund do të ketë teatri aktual politik në Romë, kjo nuk dihet.

Ka megjithatë një shans për shpëtimin në minutën e fundit. Por në parim kryeministri Mario Draghi do ta vazhdojë qeverinë e tij të unitetit kombëtar vetëm, nëse në bord qëndrojnë të gjithë partnerët e koalicionit. E pikërisht për këtë arsye do të jetë e rrezikshme për të gjithë ne.

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe “super Mario”, konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t’i sjellë arkës së shtetit  mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin. Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhëshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.

Por Europa i ka bërë këto llogari pa marrë parasysh Guiseppe Conten. Shkaktarin e krizës, ish-kryeministër dhe kryetari i partisë „Pesë Yjet”, e cila ndërkohë është tkurrur me 11 përqind në gati një të tretën e forcës që ka pasur dikur. Kreu i partisë, Conte shpreson që me kërkesat populiste ndaj Draghit për një program dukshëm më të fortë kundër inflacionit të fitojë ndonjë përqindje më shumë tek zgjedhësit.

Ndërkohë që shumica e italianëve janë distancuar prej populizmit të partisë. Edhe një pjesë e deputetëve të „Pesë Yjeve” së fundi janë distancuar të zhgënjyer – por pjesa e mbetur mjafton për të rrezikuar qeverinë e unitetit kombëtar.

Dhuratë për Putinin

Rrëzimi i Mario Draghit do të ishte si dhuratë për Vladimir Putinin. “Pesë Yjet” konsiderohen që në krye të herës si miq të Rusisë, ngjashëm si dhe kolegët e tyre populistët e djathtë të Legas. Prej javësh ato kërkojnë t’u jepet fund furnizimeve me armë ndaj Ukrainës, një lloj paqeje të imponuar në kurriz të Kievit dhe rivendosjen e „marrëdhënieve normale” me Moskën. Ishte kryeministri Draghi ai që u angazhua në Bruksel për një pozicion të përbashkët në krahun e SHBA-së për mbështetjen e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Nëse tani në Itali do të ketë zgjedhje të reja, sipas sondazheve të deritanishme, mund të kërcënojë një koalicion me populistët e djathtë. Një aleancë e tillë do të nënkuptonte fundin e politikës së BE-së ndaj Ukrainës.

Devijuesit politik në Hungarinë e vogël Europa edhe mund t’i përballojë. Por një ndryshim i politikës në Romë do të ishte një flakadan, që mund të ndizte flakën populiste edhe në vende të tjera anëtare, gjë që mund të sillte fundin e frymës së bashkësisë dhe të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Ukrainës.

Kapitull i ri i krizës së euros

Përveç kësaj rrezikon edhe një kapitull i ri i krizës së euros. Pas kërcënimit me dorëheqje të Draghit menjëherë u rritën kostot për obligacionet italiane. Borxhet e shtetit ndërkohë janë 150 përqind të rendimentit ekonomik dhe investitorët si dhe politikanët druajnë një kthim në vitet e krizës së gjatë, kur falimentimi i shtetit u parandalua vetëm me blerjen e vazhdueshme të obligacioneve shtetëtore italiane nga Banka Qendrore Europiane (BQE).

Mario Draghi vet si shef i BQE-së i pyetur ç’duhet bërë për shpëtimin e euros përpara vitesh dha përgjigjen: „Çfarëdo që është e nevojshme”. Por kësaj here Franca dhe Gjermania mund ta kenë më të vështirë të ndërhyjnë si spiranca stabiliteti, sepse ato vetë ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

Tani nuk ka më para pakufizim si atëherë për ta mbështetur Italinë. Lojërat e taktikës elektorale të disa egomanëve në Romë kësaj here mund ta çojnë BE-në drejt një gremine. Personi, të cilit i intereson një gjë e tillë është në Kremlin. Klasa politike në Itali duhet të bëjë ç’është e mundur që ta parandalojë një skenar të tillë./DW

 

 

Etiketa: BEdorëheqjakatastrofeMario Draghi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zjarr i madh pranë Rrugës së Kombit, rrezikohen banesat

Flakët intensive vijojnë përhapjen në malin e Çikës, ende pa ndërhyrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com