Dora e mjekut asht si dora e Zotit… mjeku që bëri mrekullinë me 18 vjeçarin në morgun e Shkodrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dora e mjekut asht si dora e Zotit… mjeku që bëri mrekullinë me 18 vjeçarin në morgun e Shkodrës

15:00 | 21/12/2020
në Kryesore
0

Kushtue hyllit të kirurgjisë doktor Mark Mirashi.

Nga Pjetër Logoreci

Shkodra ka kenë gjithmonë qyteti që ka lindë, e djepi që ka përkundë gjeni e talente të shumë fushave, si në art e kulturë, ashtu dhe në sport e shkencë. Figura që nderuen emnin e vet, por edhe të Shkodrës, me dijet e punën e tyne, burra e gra që sakrifikuen vite nga jeta e tyne në shërbim të qytetit e komunitetit. Njëni ndër kto personalitete madhore ishte kirurgu shkodran doktor Mark Mirashi, të cilit, në shenjë mirënjohje, ja kushtoj ktë shkrim.

Read more

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Qysh fmijë, pata ndigjue nga familjarët e mij, lavde e nderime për doktor Federik Shirokën (që ishte kushëri, bashkëmoshatar e shok me djemtë e Logorecve), por ma vonë kto lavde u flitshin për doktor Markun, të cilin, atyne, jua kishte këshillue doktor Shiroka, i cili kishte kuptue që studenti Mark Mirashi do të ishte e ardhmja e kirurgjisë moderne.

Rastisi që në vjetin 1990 të isha pacient i repartit të kirurgjisë së Spitalit në Shkodër, ku njoha dhe pata kontakte me të gjithë personelin e mrekullueshëm, e ndër to edhe me mjekun Mark Mirashi.

Nga pamja e jashtme, doktor Marku, të krijonte përshtypjen e një burri autoritar dhe të disiplinuem. Fliste pak e i premë dhe kishte një paraqitje të përkryeme, mbasi mbante gjithnji kravatë mbi këmishën e bardhë apo bojë qielli. Kur e njoha, doktor Marku ishte në pension, por për nevojat e spitalit, vazhdonte të punonte në repart me “orar të reduktuem”, pothuajse 10 orë në ditë.

Flitej shumë për kirurgun e talentuem Mark Mirashi, si nga kolegët ashtu edhe nga pacientët, për aftësitë e intuitën e tij në profesion, për kurajon për të sjellë teknika të reja në operacionet që bante, tuj shpëtue jetë të pashpresa. Ishte i vlerësuem edhe nga profesorët e tij apo nga mjekët ma të mirë operatorë të Tiranës.

Po kush ishte doktor Marku, ky burrë e profesionist i nderuem i Shkodrës?

Mark Mirashi lindi në një familje qytetare shkodrane, me 15 mars 1929. Ishte i biri i Kol Mirashit (njihej edhe si Kol Shiroka), që ishte zejtar, burrë me kulturë të gjanë dhe shumë i njohtun, si aktor, në skenat e shoqnive teatrore të kohës në Shkodër. Marku mësoi dhe mori edukatë e kulturë në shkollën e jezuitve, deri sa për t’ju ba krah familjes, për arsye ekonomike, u detyrue ta ndërpresë, tuj mbarue vitet e fundit të maturës në shkollën e natës. Mbas maturës ju kushtue profesionit të infermierit, të cilin e mësoi në kursin shtetnor të infermierisë në vjetin 1946-1947 dhe tuj punue në Sanatoriumin e Shkodrës.

Për të plotsue dijet e veta në profesionin që e donte shumë, vendosi të ndjekë Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomue në vjetin 1960. Mbasi kishte kuptue që pasioni i tij ishte kirurgjija, u specializue në kirurgji të përgjithshme. Si mjek i ri kirurg, u emnue nga shteti në Spitalin e Peshkopisë, që u ba si shtëpija e tij, mbasi tuj kenë specialist i vetëm, punonte gjithë kohës, pa orar, që të mbulonte të gjithë atë krahinë me nevoja e kërkesa të mëdha.

Në Peshkopi, ku punoi 10 vjet, e njihnin të gjithë, e për banorët e atyne zonave, doktor Marku ishte një hero i heshtun, me kontribut të paçmuem, me zemër të madhe e mjeshtër në profesion.

Siç më tregonte ma vonë, të shumtë ishin rastet, kur detyrohej me ndërhye në kushte të veshtira pune, në ndonjë aksident, ndonjë traumë apo plagosje që ndodhte në zona të largëta malore, ku ishte e pamundur lëvizja e ambulancës. Shpesh detyrohej të ecë disa orë deri tek i sëmuri. Kishte rastisun që, për të shpëtue pacientin, ishte detyrue ta “operonte” me urgjencë edhe jashtë në rrugë, nën dritën e fenerëve të ambulancës.

Mark Mirashi u kthye si kirurg në qytetin e tij të lindjes në vjetin 1972 dhe  punoi në Spitalin e Shkodres deri sa doli në pension. Si kudo ku punoi, edhe këtu, ai solli mëndyra të reja e teknikë bashkëkohore kirurgjije. Si në jetën e përditshme, ashtu edhe para çdo oparacioni që planifikonte, lexonte literaturë të huaj mjeksore lidhur me teknikat që do përdorte në sallë. Ai ishte poliglot dhe i apasionuar për gjuhët e huaja. Zotnonte mirë gjuhën italiane, franceze, angleze, gjermane dhe ruse.

Nji herë, gjatë nji bisede, më tregoj për nji “mrekulli” të bujshme të vjetit 1987, kur ai kthej në jetë, nga vdekja klinike, nji 18 vjeçar.

“Mbas pune, kur shkova të marr biçikleten, që e mbyllshe te morgu i spitalit, vërejta aty trupin e nji të riu. Instinkti i mjekut më bani të afrohem e t’i prek venën. Punojsi i morgut më tregoi që e kishin sjellë të vdekur nga një thikë në zemër. Nga prekja ndjeva një rrahje të dobët pulsi dhe kuptova që ka një shpresë të fundit. Vendosa me e dërgue në sallë, ku mbasi i hapa gjoksin, fillova t’i masazhoj zemrën me të dyja duert deri sa ajo filloi të rrahë përsëri. Djali 18 vjeçar u kthye në jetë dhe mbas kontrolleve e vizitave disa ditore që i bana, u normalizue”.

“Kurë mos e nënvleftëso dorën e mjekut, se asht si dora e Zotit”,- më thoshte për të më dhanë kurajo, mbasi edhe unë  gjindesha në reanimacion.

Përveçse nji kirurg i mirë, doktor Marku ishte një intelektual i kompletuem e me kulturë të gjanë. Njihte mirë historinë, filosofinë si dhe klasikët e letërsisë botnore.

Doktor Mark Mirashi punoi 52 vite në shërbim të njerzve, me nji përkushtim të pashoq, tuj tregue se asht ylli i kirurgjisë në Shkodër. Janë qindra pacientë që i falenderohen mjeshtrisë e talentit të njeriut të mirë Mark Mirashi, ashtu sikurse dhjetra mjekë e studentë që mësuen profesionin prej tij.

Mark Mirashi vdiq në moshën 82 vjeçare, më 22 prill 2011, për t’u vendosë në pjedestalin e njerzve ma të shquem të Shkodrës e Shqipnisë.

Vjenë, me 16.12.2020

Etiketa: “Dora e Zotit”doktor Mark MirashiDora e mjekut asht si dora e Zotit... mjeku që bëri mrekullinë me 18 vjeçarin në morgun e ShkodrësmjekumorguPjeter Logoreci

Të Lidhura

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

nga 27
08:58 | 16/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar neutralizimin e Abu Bilal al-Minuki, i cili sipas autoriteteve amerikane konsiderohej numri dy...

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Para
Manipulimi i protestës/ “Si duket situata me studentët?”, mesazhi i Endri Fugës që po bëhet viral në rrjet (foto)

Endri Fuga pranon dështimin me vaksinën dhe ironizon vendet e pasura për mutacionin e COVID-19

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026
Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com