Ashley Cole është një prej futbollistëve që kohë më parë tentuan t’i grabisnin shtëpinë dhe gjithçka ishte një tmerr. Chelsea ka rrëfyer momentet e ferrit në gjykatë, duke theksuar herë pas here se e priste të jetonte më pas asaj që kishte parë të ndodhte. Ai ka treguar se në momenti që i zbuloi grabitësit ata tentuan t’i prisnin gishtat me thikë e në ato çaste futbollisti mendoi që jeta e ti mori fund. Por, fatmirësisht mbërriti policia në vendngjarje dhe ai shpëtoi për një fije.
“Sapo hapa Netfixin dëgjova për punë 10-15 sekondash një zhurmë të fortë. Muret e dhomës time po dridheshin. Mendova çfarë ishte ajo që po ndodhte.
Më pas pash disa persona të maskuar që më kishin hyrë në shtëpi. Mendova se nëse fshihesha, do të zemëroheshin më shumë, kurse me fëmijën në prehër nuk do të na bënin keq.
Më drejtuan thikën dhe më thanë të ulesha në gjunjë. Në atë moment mendova vdekjen, thashë se nuk do t’i shikoja më fëmijët e mi. Njëri prej tyre donte të më priste gishtat një nga një. Më pas erdhi policia dhe ata u larguan, nuk mund t’u besoja syve që isha gjallë”, ka rrëfyer Cole mes të tjerash. Ndërsa mes lotësh tha se uron që kjo gjë mos t’i ndodh askujt në jetë.