Donald Lu ka zbuluar para vogëlushëve ëndrrën që kishte kur ishte i vogël.
Në një postim të Ambasadës Amerikane thuhet që Lu kishte dëshirë të bëhej astronaut.
“Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime “, i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit “Meet America”. Po ju, çfarë doni të bëheni kur të rriteni?”, thuhet në postimin e Ambasadës.