Dokumenti/ 10000 napolona ari të Lef Nosit që i vodhi Koçi Xoxe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ 10000 napolona ari të Lef Nosit që i vodhi Koçi Xoxe

12:46 | 05/06/2016
në Uncategorized
0

Letra e oficerit të Sigurimit të Shtetit në Elbasan, hedh dritë mbi historinë e përndjekes së “armikut të klasës” dhe aktivitetin e dyshimtë të kësaj organizate famëkeqe qysh në vitet e para të diktaturës

Një letër e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili kishte ndjekur Lef Nosin në vitin 1944, jep detaje mjaft interesante të mënyrës se si sillej Sigurimi me ata që përndiqte. Materiali hedh dritë mbi veprimtarinë e grupit të Sigurimit të Shtetit që persekutuan Lef Nosin, Atdhetar, veprimtar politik, arkivist, folklorist, etnograf, firmëtari i pavarësisë.

lef nosi ne gjyq
Lef Nosi para gjyqit komunist

Dokumenti në fjalë zbulon se si Sigurimi i Shtetit i drejtuar nga Koçi Xoxe vodhën 10000 napolona ari që Lef Nosi ia kishte dhënë oficerit të sigurimit, i cili e kishte ndjekur dhe më pas arrestuar. Kur mori vesh oficeri se të hollat që kishte dorëzuar Lef Nosi, kishin përfunduar në duart e Koçi Xoxes, pa dokumentacion, ai raportoi pranë seksionit të Sigurimit të Shtetit në Elbasan. Pikërisht ky reagim do të ishte edhe nisja e përndjekjes së oficerit nga Koçi Xoxe. Letra e nënshkruar prej tij, drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH, dëshmon se si anëtarët e PPSH ishin edhe spiunë sigurimi dhe aktiviteti i tyre në ndjekje të “armikut të klasës”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Letër drejtuar: Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë

Në vitin 1944 hyra në Sigurimin e Shtetit si oficer informativ i qytetit dhe i qarkut. Në atë kohë është bërë një punë e madhe dhe në vitin 1945 m’u njoftua grada toger. Vazhdova punën me shumë suksese dhe fitova një simpati  të madhe, rregullova informacionin, u kapën shumë kriminelë dhe disa nga ata ishin për të punuar si informatorë për të na informuar për të tjetrët.

Koci-xoxe-905x395Më dorëzuan 11 dezertuesa nga Guri i Zi nga Belshi dhe shumë të tjerë do të ishin dorëzuar, kur u dorëzua një kriminel nga Dumreja. Nuk pranonte t’i dorëzohej asnjeriu vetëm mua. Por shefi i seksionit u muar vesh me Koçi Xoxen dhe menjëherë Koçi më bani lirimin tim. Për kapjen e Lef Nosit isha unë në lidhje me Lefin dhe më dha 10000 napolona, të cilat ia dorëzova shokut Jani N., i cili ishte shef i seksionit dhe napolonat ia shpuri shokut Koçi. Nuk di se ku shkuan këto para mbasi mua më nxorën në lirim. Shoku Koçi i kishte thënë shefit të seksionit për mua, nxirreni në lirim dhe çojeni në central ku ka qënë në rast se ka punë. Kështu që unë hyra në central si elektromontjer por me shumë zor, puna teme më bëri që pastaj të bëhëm kryetar dege i centralit. Më pas, kur ministria kërkonte një njeri, komiteti i partisë se qytetit më caktoi mua dhe ma vonë u bana drejtor i ndërmarrjes Nish elektrik i qytetit, ku jam akoma. koci-xoxoe-dhe-enver-hoxha-905x395Në ‘46 më erdhën disa informatorë nga Dumreja dhe më thanë vishu e hajde se ty të dorëzohen të arratisurit. Kërkova nga seksioni të shkonja dhe Koçi nuk më la, por dha urdhër që informatorët të ç’armatosen dhe shtëpitë e tyre të kontrollohen imtësisht. Kur u pushova unë më 1 prill, Koçi urdhëroi torturat nëpër fshatra dhe një njeri vdiq nga druri ( e rrahura). Katër të tjerë dolën në arrati ku janë akoma. Kështu që puna në gjithë qarkun u pezullua gati fare vetëm që u dorëzuan ata që i kisha unë në lidhje.

Prandaj unë i lutem atij komiteti që të kërkohet llogari dhe për këto që unë thashë jam gati të dal edhe para gjyqit e t’i faktoj.

Anëtari i Punës së Shqipërisë.

sigurimi 2

Etiketa: Koci XoxeKomiteti Qendror i Partise se PunesLef NosiSigurimi i Shtetit

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tirana pa makina / Bashkia bllokon sheshin Skëndërbej

Tirana pa makina / Bashkia bllokon sheshin Skëndërbej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com