Doktor Fisheri – Kryeministër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doktor Fisheri – Kryeministër

20:30 | 10/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

“Doktor Fisheri nga Gjeneva”, është një novelë pak e njohur e romancierit të madh anglez, Graham Green. Novela është shkruar, në vitet kur shkrimtari vetë jetoi në Gjenevë dhe ka të ngjarë të jetë frymwzuar nga ngjarje e vërtetë.

Doktor Fisheri ishte një pasanik jashtëzakonisht i madh zvicerian që jetonte në një vilë luksoze, buzë liqenit të famshëm, vetëm me vajzën e tij, Annën, një bukuroshe e dlirë dhe mishërim i mirësisë.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Ana ishte krejt e kundërta në gjithçka e Doktor Fisherit. Me gjasë ishte kopja e së ëmës.

Gruaja e tij kishte jetuar në mbretërinë e ftohtësisë fisheriane deri sa një ditë njohu një shitës disqesh të apasionuar pas muzikës së Moxartit. Pasioni i përbashkët për muzikën bëri që ajo të vizitonte vazhdimisht shitësin moxartian e të dilte pak kohë nga kallkani ku e kishte mbyllur i shoqi pasanik e i pashpirt.

Sigurisht, Fisheri e zbulon që e shoqja po kalon kohë diku dhe me metodat e tij për manual psikologjik, arrin të kuptojë të vërtetën. Pas kësaj, ai, paguan  pronarin për ta pushuar nga puna shitësin e gjorë…

Gruaja e shkretë, e shkatërruar nga burri mizantrop, bie në dëshpërim të thellë dhe pas një periudhe të shkurtër vdes!

Ajo vdes dhe e lë Doktor Fisherin në trishtim të madh. Sigurisht, ai nuk u dëshpërua për gruan që vdiq. Kurrsesi! Ishte hakmarrja e papërfunduar që la një maraz të patreguar brenda tij. Që nga ajo ditë ai ishte indiferent për gjithçka në këtë botë përveç një gjëje: përbuzjes së racës njerëzore.

Ai ishte indiferent edhe kur vajza i iku nga shtëpia, edhe kur ajo u fejua apo edhe martua, madje edhe kur ajo vdiq.

Sigurisht, nuk i shkoi në varrim. Përndryshe nuk do ishte Doktor Fisheri.

Doktor Fisheri u vu me mish e me shpirt eksperimenteve që ia mundësonin poshtërimin e njerëzve, në radhë të parë më të afërmve. Në një farë mase kjo (sipas tij) do të vinte në vend nderin e tij të nëpërkëmbur nga gruaja e vdekur. Ai zgjodhi me kujdes tipa pasanikë ose të famshëm në shoqërinë zviceriane, avokatë, artistë, biznesmenë, gjeneralë dhe i ftonte ata në gostitë “aristokrate” që shtronte në vilë.

Në këto gosti, ai vinte vazhdimisht trofe të shtrenjta si shpërblim për të ftuarit e tij.

Megjithëse edhe vetë pasanikë, të ftuarit i pëlqenin dhuratat e doktorit, sidomos në fillim, kur sakrificat për to ishin krejt të vogla. Ia vlente barra qiranë. Por, me kalimin e kohës, gostive po u shtohej kleçka e për rrjedhim edhe dhuratat për to.

Fjala vjen, një ditë doktori u vuri përpara bollgur të pazier e të ftohtë në këmbim të një çeku 50 mijë franga. Avokati i krimbur në para, diku nga gjysma e ngrënies, u çua me vrap dhe shkoi në banjo të villte. Por, u kthye prej andej i bindur se duhet ta çonte deri në fund misionin.

Aktori më i mirë në Zvicër, ai që kishte luajtur Hamletin pyeste gjithë ankth: “Nëse ha dy pjata a më dyfishohet çmimi”? Doktor Fisheri me qetësi pranoi…Të shihje “Hamletin zvicerian” sesi e boshatisi tasin e bollgurit të ftohtë që nuk e hanin dot as pulat….

Sigurisht që ngjarjet vazhdojnë e unë nuk kam ndër mend ta them se si mbaron libri. Edhe kaq sa shkrova u zgjata shumë…

E gjithë sjellja e dr. Fisherit më kujton sjelljen e Kryeministrit tone me “të afërmit” e tij. Nëse mendoni se Kryeministri është arrogant me kundërshtarët politikë do të ndryshoni mendim kur të shihni sjelljet e tij ndaj më të afërmve të vet, atyre që Ai i “gostit” me poste.

Ata i mbyt fare!

Ai fton në gostinë e pushtetit gjithfarë lakmitari. Dikush shkon në gosti për t’u qerasur me post shtetëror, dikush për një tender miliona eurosh e dikush për t’u dukur që jam miku i Tij. Darkat me kandidatë-Ministra ua kalojnë edhe metodave të famshme të Doktor Fisherit. Menyja ndryshon nga doktori në fakt. Ai nuk shtron bollgur të ftohtë, por fyerje, përçmime, tallje, qësendisje.

Sa më i madh pretendimi i të ftuarit në gosti aq më e madhe fyerja. Ju kujtohet deklarata e tij për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe mbjelljen e pemëve: “Në njërën nga ato pemë do të varet edhe vetë Erioni”! E bënte linçimin publik, pikërisht në ditët kur përflitej se Veliaj po vizatohej si rivali i ardhshëm. Për ta theksuar edhe më shumë fyerjen i kërkoi të nënshtrohej edhe më shumë, të gjente një formë nënshtrimi publik. I dha afat për ta bërë. Dhe Erioni, krijues, gjeti slloganin “Rama IK Përpara!”.

Ishte njësoj si aktori i madh hamletian që deklaroi “Në rast se ha dy pjata me bollgur të ftohtë, a e meritoj dyfishin e çmimit?”.

Kërkon si shpërblim qeshje, gajasje…pak a shumë siç bënte Stalini në fund të jetës me oborrtarët e tij…

Sot, anëtarët e KQZ-së ishin urdhëruar që mos të pranonin Dekretin e Presidentit të Republikës. Të mblidheshin dhe të jepnin vlerësimin e tyre. Anipse askush nuk ua ka kërkuar. Kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që, duke e ulur nivelin e diskutimit të Presidentit me disa nëpunës partiakë, të ulte postin e Presidentit, ta poshtëronte publikisht. Të shihte nëpunësit e rangut të dytë sesi i bënin gjyqin Presidentit, ndërkohë lartmadhëria e tij nënqeshte diku në zyrën e tij, ishte një veprim tipik fisherian!

Të detyrojë Ministra ta shpallin Skëndërbe” të heqë Ministra “live” në mbledhje publike televizive, të emërojë të tjerë që haberin s’ia kanë është veprim tipik Fisherian. Mallëngjimi i Braçes nga emërimi dhe i Kumbaros nga hidhërimi janë tipike për t’u ilustruar.

Sa më i padinjitet dhe pakarakter kandidati, aq më shumë do të përfitojë nga torta. Sa më figurë historike, sa më me identitet aq më larg gostive Kryeministrore…

Dhe këtu nuk kam ndërmend Majkon sigurisht.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Doktor Fisheri - KryeministërDoktor Fisheri nga GjenevaErmal MulosmaniGjenevëGraham Greennovelëromancier

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Mos shko or trim!

Mos shko or trim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com