Dodik thotë se nuk do t’i pranojë vendimet e Schmidt – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dodik thotë se nuk do t’i pranojë vendimet e Schmidt –

16:26 | 02/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i entitetit Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se Asambleja Kombëtare e entitetit që ai kryeson nuk do t’i pranojë vendimet e marra nga, siç thotë Dodik, “përfaqësuesi i lartë i rremë” Christian Schmidt.

Kjo deklaratë e Dodikut vjen një ditë pasi përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Schmidt, anuloi dy vendime anti-Dejton të asamblesë së entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë vendim që ai [Schmidt] ka marrë. Nëse Zyra e Prokurorit dhe Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës veprojnë sipas vendimeve të tij, ne do ta miratojmë një ligj në Republikën Sërpska që refuzon atë Zyrë Prokurorie dhe Gjykatë”, tha Dodik, udhëheqësi pro-rus i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe presidenti i Aleancës qeverisëse të Social Demokratëve të Pavarur në Republikën Sërpska (SNSD).

Në fjalimin e tij për mediat, Dodik tha gjithashtu se është e mundur që “Republika Sërpska të thërrasë një referendum për çështje të rëndësishme” deri në fund të vitit.

Në ushtrimin e tij të fundit të kompetencave të Bonit, Schmidt ndryshoi edhe dispozitat e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës, duke e zgjeruar atë në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale, njëjtë si mosbindja ndaj vendimeve të Përfaqësueses së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zyrtarët e Republikës Sërpska të udhëhequr nga Dodiku kundërshtojnë legjitimitetin e përfaqësuesit të Lartë sepse emërimi i tij zyrtar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u kundërshtua nga Kina dhe Rusia.

Dodik tha se ishte një “sulm i sinkronizuar, i poshtër, i projektuar ndaj Republikës Sërpska dhe Serbisë me qëllim të përmbysjes së autoriteteve në Republikën Sërpska dhe Serbi”.

“Në këtë moment ka një sulm të sinkronizuar ndaj meje si president i Republikës Sërpska dhe Vuçiqit si president i Serbisë”, tha Dodik, pa shpjeguar pse vendimet e përfaqësuesit të Lartë janë “goditje për Serbinë dhe Vuçiqin”, pasi që ato janë të vlefshme dhe të zbatueshme ekskluzivisht në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Dodik tha gjithashtu se ai beson në “unitetin e Republikës Sërpska dhe Serbisë” dhe theksoi se ka ardhur koha që Serbia dhe Republika Sërpska ta kenë një politikë të unifikuar për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore serbe.

Ai deklaroi se do t’i shpallë të vlefshme ligjet që ka anuluar Schmidt dhe do ta fillojë procedurën e mospranimit të juridiksionit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Agjencisë për Hetime dhe Mbrojtje në territorin e entitetit të Republikës Sërpska.

Ai theksoi edhe një herë besimin anti-Dejton se Republika Sërpska do të jetë e pavarur një ditë./REL

Read more

“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

Të Lidhura

Protesta e dhjetorit, Meta i shkon në zyrë Berishës

“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –

nga 27
13:09 | 11/06/2026
0

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Sali Berishës, duke theksuar se është zhbërë...

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

nga 27
12:30 | 11/06/2026
0

Për herë të parë në historinë e botërorëve, Kupa e Botës 2026 do të nisë me tri ceremoni të ndryshme...

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

nga 27
12:26 | 11/06/2026
0

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe thirrje nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar...

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

nga 27
12:20 | 11/06/2026
0

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e Yrshekut, ku trafiku është kthyer në...

Para
“Dua të imitoj Grida Dumën”/ Lei kërkon të bëhet pjesë e Portokalli, ja si i përgjigjet Salsano –

“Dua të imitoj Grida Dumën”/ Lei kërkon të bëhet pjesë e Portokalli, ja si i përgjigjet Salsano -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e dhjetorit, Meta i shkon në zyrë Berishës

“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –

13:09 | 11/06/2026
Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

12:30 | 11/06/2026
Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –

12:26 | 11/06/2026
Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –

12:20 | 11/06/2026
Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –

11:58 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –
  • Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –
  • Ulsi Manja flet në foltore, deputetet e PD-së këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: “Rama jepe dorëheqjen” –
  • Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn –
  • Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet –
  • Në Shqipëri lindëm dhe për Shqipërinë vdesim! Kurrë nuk e falim, kurrë nuk e shesim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës –
  • Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com