Bamirësia e reklamuar publikisht është sot një nga format më të përhapura që njerëzit zgjedhin për të ndihmuar ata në nevojë. Politikanët gjithashtu, nuk mbeten pas në këtë “zakon” gjithnjë e më të shpeshtë. Mesila Doda e quan këtë sjellje të politikanëve një shfaqje sa për të ndjekur modën.
Doda shkruan:
Po shikoj politikanë që vrapojnë me modën më të fundit të nxjerrin bamirësinë në foto e TV. Ju lutem, kursejeni këtë shfaqje se nuk ju nderon. Bamirësinë njeriu e bën për shpirtin e vet, e për njerzillëk, ndaj nëse e bëni heshtni.
Do jetë llogaria juaj me krijuesin ditën e gjykimit, ose njerëzillëku juaj. Në çdo rast sfilata e bamirësisë është e padenjë veçanërisht nga politikanët. Bëhuni njerëz të vërtetë e mbajeni në shpirt atë që bëni për një qënie tjetër njerëzore.