Do të luftojmë për gjithçka, për vendin dhe për tifozët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të luftojmë për gjithçka, për vendin dhe për tifozët –

09:38 | 21/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “Play Off”-it të Botërorit, me shpresën për të kaluar më tej dhe për të provuar edhe Kupën e Botës.

Kuqezinjtë do të kenë rrugëtim të vështirë, por jo të pamundur. Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, trajneri Sylvinho ka folur për sfidën e 26 marsit kundër Polonisë dhe për objektivin e kuqezinjve. Ai është besimplotë se Shqipëria mund të arrijë që të marrë një fitore të madhe dhe mund të kualifikohet në Botëror, duke marrë shembull fitoren e arritur në Serbi.

Kur mësove që Ançeloti do të drejtojë Brazilin, për herë të parë që një trajner i huaj drejton Brazilin në një Kupë Bote, çfarë mendove?

Unë mendoj se është një nga më të mirët, me një CV të lakmueshme. Ka kaluar nëpër klubet më të mëdha. E shoh që flet shumë mirë portugalisht. Natyrisht, nëse shkoj në Botëror me Shqipërinë sepse kemi një “playoff” përpara dhe kemi tre muaj që punojmë, nuk është e lehtë. Por nëse shkojmë, e njoh mirë: është një trajner shumë i mirë, me përvojë, me menaxhim shumë të mirë dhe shumë i qetë. Më pëlqen shumë ta shoh dhe intervistat e tij. Jam i kënaqur dhe shpresoj për një Botëror të mirë.

Fitorja në Serbi mund të jetë ndër më të rëndësishmet në histori, sepse ju afron me Botërorin, që është një nivel tjetër. A mendon se ajo fitore në Serbi ju jep shpresë për të mundur edhe Poloninë dhe kundërshtarët e tjerë?

Po, absolutisht. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe na jep besim se mund të konkurrojmë me këdo.

Mund të bësh një përmbledhje të punës që keni bërë me kombëtaren?

Është një projekt trevjeçar. Pas eksperiencës me Brazilin si asistent, kuptova që duhet të jetoj dhe punoj brenda vendit. Jetojmë në Tiranë, me stafin ku përfshihet edhe Pablo Zabaleta. Kemi ndërtuar një ekip të organizuar, me lojtarë teknikë që duan futbollin dhe uajnë me pasion. Kemi rezultate të mira dhe një grup shumë të fortë.

Sa e vështirë është kjo rrugë drejt Botërorit?

Është e vështirë, por jo e pamundur. Do të luftojmë për gjithçka, për veten, për vendin dhe për tifozët. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Polonia është shumë e fortë, jo vetëm Levandovski, por edhe lojtarë të tjerë. Por ne do të provojmë.

Si e përjetuat fitoren në Serbi dhe si u prit në Shqipëri?

U përgatitëm shumë mirë, edhe duke kuptuar kontekstin jashtë futbollit. Donim që gjithçka të mbetej futboll. Pas fitores, pati një reagim shumë të madh. Lojtarët dhe stafi ishin shumë të lumtur. Ishte e vetmja mënyrë për të arritur në “playoff”. Edhe drejtuesit e federatës dhe figura të tjera na uruan. Ishte një fitore shumë e bukur.

A i di kundërshtarët nëse kualifikoheni në Botëror?

Nuk i njoh plotësisht, por e di që janë Holanda, Tunizia dhe Japonia.

Kjo do të thotë që ke shpresë reale për kualifikim, apo jo?

Po, sepse e kemi ndjekur shortin dhe e dimë çfarë na pret. Nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Kemi respektin e kundërshtarëve dhe lojtarët tanë luajnë në liga të mira. Do të përpiqemi maksimalisht.

Nga ndeshjet e Euro-s, Shqipëria ishte ajo që i krijoi më shumë probleme Spanjës. Si e përjetove atë ndeshje?

Po, është e vërtetë. Ishte një ndeshje shumë e mirë, ashtu si edhe ajo kundër Kroacisë (2-2). Kundër Spanjës donim të qëndronim në lojë sa më gjatë dhe të provonim të fitonim. Por pasi pësuam gol, u vështirësua gjithçka. Megjithatë, ekipi nuk humbi kontrollin. Sepse nëse sulmon pa mend kundër një ekipi të tillë, mund të pësosh shumë gola shpejt.

A mendon se ajo ndeshje mund t’ju ndihmojë kundër Polonisë?

Po, patjetër. Ajo përvojë do të na shërbejë për ndeshjet e ardhshme.

Në “playoff”-e ndodhin shpesh surpriza. Pse jo Shqipëria në Botëror?

Shpresojmë! Do të japim maksimumin e do të luftojmë për këtë objektiv.

 

Të Lidhura

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

nga 27
20:42 | 17/04/2026
0

“U nis një sulm për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë, vetëm se ne...

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

nga 27
20:35 | 17/04/2026
0

“Kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës kundër taksës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Pse nuk pati...

Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

nga 27
20:28 | 17/04/2026
0

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë...

Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

nga 27
20:24 | 17/04/2026
0

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë...

Para
Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse –

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

20:42 | 17/04/2026
PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

20:35 | 17/04/2026
Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

20:28 | 17/04/2026
Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

20:24 | 17/04/2026
“Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, ja mesazhet në protestën e PD –

“Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, ja mesazhet në protestën e PD –

20:16 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –
  • PD-ja forca e vetme e pamposhtur –
  • Jemi shpresa e vetme –
  • Jemi shpresa e vetme –
  • “Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, ja mesazhet në protestën e PD –
  • Paratë po zhduken në tendera sekretë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –
  • PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com