I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrë.
Ai shprehu hapur mbështetjen e palëkundur të SHBA për reformën në drejtësi dhe SPAK, kur theksoi se një nga prioritetet kryesore të Amerikës do të jetë mbështetja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.
“Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem, në post do të përdorim katër linja veprimi ndërsa vlerësojmë rrugën tonë përpara për të zhvilluar më tej planin e Ambasadës për vendin. Linja e parë do të eksplorojë mënyra për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja ndaj Shqipërisë në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane të drogës, do të ndihmojë për ta bërë Amerikën dhe Shqipërinë më të sigurta”, tha Wendt.
Wendt u pyet specifikisht mbi rolin dhe punën e SPAK, dhe tha se nëse do të konfirmohet si ambasador, do të çojë para punën e Prokurorisë së Posaçme, duke e quajtur një strukturë të rëndësishme jo politike.
Pyetje: Çfarë roli mendoni se mund të luajë SPAK?
Eric Ëendt: SPAK-u është një strukturë e rëndësishme jopolitike. Prokurorët i nënshtrohen një kontrolli të kujdesshëm, përfshirë edhe testin e poligrafit. Ata kanë hetuesit e tyre specialë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Nëse konfirmohem, do të shtyj përpara dhe do të mbështes punën e tyre të papolitizuar. Ata kanë komunikim të rregullt me SHBA-në. Puna e tyre do të jetë kritike, për sa kohë që mbeten të papolitizuar.
Fjala e plotë e Eric Wendt
Kryetar Risch, Anëtare e Rangut Shaheen dhe anëtarë të komitetit, jam i nderuar dhe mirënjohës ndaj Presidentit Donald Trump për besimin që ka treguar ndaj meje me këtë nominim për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Për më shumë se 34 vite, i kam shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ushtarak aktiv. Kam kaluar katër vite e gjysmë në këmbësori dhe 30 vite si Green Beret. Gjatë kësaj periudhe, kam qenë i caktuar për dy vite pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa drejtoja një koalicion me tetë vende si Koordinatori Amerikan i Sigurisë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. Në atë detyrë, operoja çdo ditë si pjesë e Ambasadës Amerikane në Jerusalem, duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari Amerikan i Shtetit.
Që prej largimit nga shërbimi ushtarak, kam pasur privilegjin të jap mësim për komandën dhe lidershipin në universitetin tim pasuniversitar alma mater, Naval Postgraduate School në Monterey.
Sot, bashkëshortja ime ndodhet jashtë vendit, në Okinaëa, së bashku me dhëndrin tonë, kapiten në Forcat Ajrore të SHBA-së, si edhe me vajzën dhe mbesën tonë, për të ndihmuar në kujdesin për një tjetër mbesë që sapo ka ardhur në jetë.
Djali ynë, toger i parë në Ushtrinë Amerikane dhe parashutist në Divizionin e 82-të Airborne, ndodhet ulur pas meje. Ai dhe bashkëshortja e tij po i shërbejnë vendit ndërsa janë të stacionuar në Fort Bragg.
Ne jemi një familje që e do Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer një vendi kaq të jashtëzakonshëm.
Si Komandant i Forcave Speciale të NATO-s, trupat speciale shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me ta në terren në Shqipëri. Në Afghanistan, kam shërbyer si Zëvendëskomandant i një komande rajonale ku bënin pjesë edhe trupat shqiptare.
Kam vërejtur se forcat speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit shqiptar Skanderbeg dhe se vetë populli shqiptar është krenar, punëtor dhe mikpritës.
Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem, në post do të përdorim katër linja veprimi ndërsa vlerësojmë rrugën tonë përpara për të zhvilluar më tej planin e Ambasadës për vendin.
Linja e parë do të eksplorojë mënyra për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja ndaj Shqipërisë në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane të drogës, do të ndihmojë për ta bërë Amerikën dhe Shqipërinë më të sigurta.
Së dyti, do të punojmë për ta bërë Amerikën më të mbrojtur. Këto veprime do të përfitojnë gjithashtu sigurinë shqiptare. Do të punoj me përkushtim për të mbështetur progresin e Shqipërisë drejt Marrëveshjes së Samitit të NATO-s në Hagë 2025 për të rritur në mënyrë të menduar shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, duke mbështetur njëkohësisht rritjen e kapaciteteve kibernetike të SHBA-së dhe Shqipërisë dhe duke shqyrtuar iniciativa me përfitim të ndërsjellë në fusha të ndryshme ushtarake.
Së treti, fokusi ynë do të jetë ta bëjmë Amerikën më të begatë. Këto përpjekje do të sjellin njëkohësisht përfitime edhe për prosperitetin e Shqipërisë. Ndërsa sektorët shqiptarë të inteligjencës artificiale, energjisë, infrastrukturës, minierave dhe sektorë të tjerë ekonomikë zhvillohen, bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të përballen me kushte të barabarta kontraktuale dhe ligjore.
Së katërti, fokusi ynë do të jetë vetë posti diplomatik, duke përfshirë një linjë kyçe përpjekjeje që unë e quaj “faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë të përdorë mënyra standarde dhe krijuese për t’u kujdesur për pjesën më të vlefshme të postit — njerëzit e tij — si publikisht dhe në karrierat e tyre profesionale, ashtu edhe përmes informacioneve që ata janë të gatshëm të ndajnë privatisht dhe personalisht.
Në përfundim, nëse konfirmohem, pres me padurim të bashkëpunoj me anëtarët e këtij komiteti dhe partnerët tanë në Shqipëri për të arritur këto objektiva të rëndësishëm. Dhe mirëpres çdo pyetje që mund të keni.
Gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, kandidati për ambasador amerikan në Tiranë, i propozuar nga Donald Trump, u pyet edhe për investimet e familjes Trump në Shqipëri. Në përgjigjen e tij diplomatike ai foli për rëndësinë e ndjekjes së ligjit dhe efektivitetin e SPAK në luftën kundër korrupsionit
“Nuk jam i njohur me investimet e familjes Trump në Shqipëri, por nëse ka pyetje për veprime ndërpersonale ia drejtoni atyre. Puna ime dua të jem i sigurt të bëhet në mënyrën më të mirë të ndiqet ligji. Dhe për korrupsionin jam dakord që SPAK, besoj se ka qenë efektive. Mezi pres të shkoj aty që të kuptoj vërtet çfarë po ndodh dhe çfarë nuk po ndodh”, tha ai.
Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt, deklaroi më tej se një nga prioritetet kryesore të tij do të jetë mbështetja e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas tij, Shqipëria do të duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së.
“Do të ketë përfitime edhe siguria në Shqipëri. Do të punoj me gjithë shpirt që të bëhet progresi i Shqipërisë, drejt samiti të NATO-s. Do të rriten shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% në 2035. Do të rritet siguria kibernetike në të dyja vendet. E treta, do të fiksohemi në bërjen e Amerikës më të zhvilluar. Në këtë rast do të përfitojë edhe Shqipëria në energji, në miniera dhe në sektorë të ndryshëm ekonominë. Investitorët amerikanë duhet që të kenë më pak çështje ligjore dhe e katërta do të përqendrohemi në çështjet kryesore, që është siguria dhe njerëzit” tha Wendt.
Gjatë raportimit të tij në Komitetin e Jashtëm të Senatit, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt,ndaloi edhe te projekti i Porto Romanos, duke e cilësuar atë një pikë kyçe për NATO-n dhe forcat amerikane.
“Porto Romano është një nga pikat kyçe, që do të jetë një vend i sigurt. Që do të jetë një pjesë ushtarake në përfitime të NATO-s dhe të forcave amerikane. Nëse do të shkoj në terren, besoj shumë. Do të sigurohem që të përmbush synimet e NATO-s. Unë besoj që SPAK ka qenë shumë efektive dhe mesi pres që të kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh. Do të mbështes SPAK në luftën kundër krimit” tha ai.
Gjatë fjalës së tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan kandidati për ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Eric Wendt, u pyet edhe për rolin e SPAK. Wendt vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme, duke e quajtur një strukturë të pavarur dhe apolitike dhe theksoi se do të angazhohet për të çuar para punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai shtoi se do të mbështesë pavarësinë e SPAK.
“SPAK-u është, nga gjithçka që kam lexuar. Në vizitat e mia të mëparshme në Shqipëri, nuk kam ndërvepruar me ta. Kam ndërvepruar me ushtarakë dhe me njerëz të zakonshëm në Shqipëri. SPAK-u, nga gjithçka që kam lexuar, ka qenë një organizatë shumë e vlefshme. Ka qenë apolitike. Ka qenë e pavarur. Prokurorët që hyjnë në SPAK i nënshtrohen një procesi shumë të kujdesshëm verifikimi, duke përfshirë edhe testimin me poligraf.
Ata mbikëqyren nga IMO, Organizata Ndërkombëtare e Monitorimit, me europianë dhe amerikanë. Ata kanë organin e tyre hetimor me NBI-në. Ata janë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kanë zyrën e tyre të posaçme të prokurorisë me SPO-në që ndodhet aty, dhe gjykatat e tyre të posaçme.
Dhe janë të sanksionuar në nenin 148 të Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe kështu, nëse konfirmohem, sigurisht që mund të angazhohem për të shtyrë përpara dhe për të mbështetur vazhdimësinë e operacioneve të tyre apolitike dhe të pavarura.
Ju përmendët gjithashtu organizatat kriminale transnacionale kundër të cilave ata po punojnë. Ata kanë qenë të paçmueshëm. Gjithçka, sërish, që kam lexuar për ta, shkëmbimi i informacionit të tyre me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, ata janë në Tirana, me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në, përfaqësinë e DEA-s që ndodhet aty, ka qenë pa probleme. Ka qenë transparent.
Dhe më është thënë në SHBA, dhe sërish, duke lexuar për këtë, se kjo ka rezultuar në ndjekje penale kundër elementëve kriminalë në Shtetet e Bashkuara, në qytete amerikane, dhe gjithashtu, relativisht së fundmi, në një sekuestrim prej shumë tonësh kokaine që vinte nga Paraguaji. Pra, vetëm për ta përmbledhur, mendoj se puna e tyre në këto fusha është kritike, për sa kohë që ata mbeten apolitikë dhe të pavarur.
Dhe gjithashtu mendoj se ai efekt mbi mundësitë e biznesit amerikan me zbatimin e ligjit kontraktor do të ndihmojë sigurinë dhe transparencën e tenderëve. Dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane në Shqipëri”, tha ai.
gijotina.com/










