Një banesë dy katëshe është përfshirë nga zjarri në qytetin e Korçës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen 17 të qytetit dhe shkak ka qenë djegia e rrobave të vjetra në njërën prej dhomave të shtëpisë.
Ndërkohë një mjet zjarrfikës dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka raportime për persona të lënduar.