Djali i Mihallaq dhe Edi Luarasit në VOA: Nuk do lejoj shembjen e Teatrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djali i Mihallaq dhe Edi Luarasit në VOA: Nuk do lejoj shembjen e Teatrit

15:10 | 05/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Edhe këtë fundjavë, ashtu si një vit rresht, Elton Luarasi, po i bashkohet grupit të artistëve dhe qytetarëve që kujdesen për ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar. Djali i dy artistëve të njohur shqiptarë, Edi dhe Mihal Luarasi, po proteston midis kolegëve dhe fansave të prindërve të tij, duke kërkuar restaurim të Teatrit Kombëtar dhe jo mbushjen e zonës me kulla shumëkatëshe.

Eltoni thotë se këtë angazhim për Teatrin e ka porosi nga prindërit dhe përpiqet ta plotësojë, duke protestuar prej më shumë se një viti në sheshin e kompleksit teatror dhe madje duke e gdhirë me pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për ta ruajtur edhe natën nga dëmtimet.

“Vitet e fundit ka ndodhur një bjerje e arteve shqiptare dhe babai im ka qenë një kritikët më të zëshëm dhe një nga kundërshtarët e këtyre politikave kulturore. Ndaj të përdorësh emrin babit tim, Mihal Luarasi, për të mbështetur të kundërtën e mendimeve të tij është një akt shumë i shëmtuar” – thotë Elton Luarasi.

Read more

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

Ai shton se për shumë vite është redaktor i gjithë shkrimeve publicistike dhe librave të babait, i di përmendësh qëndrimet e regjisorit të njohur edhe nga tekstet e shkruara edhe nga bisedat e gjata me të.

“Mihal Luarasi ka thënë se Teatri Kombëtar duhet ruajtur, duhet përkujdesur, por kurrë nuk ka thënë se duhet rrëzuar kjo ndërtesë historike. Mihal Luarasi ka thënë se Tirana ka nevojë për teatro të rinj në hapësirat e shumta që ka përreth” – theksoi Eltoni. Mihal Luarasi është një nga regjisorët më të njohur shqiptarë, por ai u burgos nga regjimi komunist për shfaqje liberale në arte, duke marrë nga shkas nga drama “Njollat e Murrme”. Gjyqi i tij tronditi qarqet artistike dhe mbahet mend edhe sot nga artistët shqiptarë.

“Ne atëherë ishim studentë, dhe një shoku ynë Fadil Kujovska arriti të hyjë në sallën e gjyqit të Mihal Luarasit dhe doli i shfytyruar prej gjendjes që e pa Mihalin atje. Më vonë e takuam kur doli nga burgu dhe kemi bërë përkujtimore për veprat e Mihal Luarasit. Mendoj se professor

Luarasi është një nga regjisorët më të suksesshëm të arteve shqiptare së bashku me mjeshtrat Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Pandi Stillu, Andrea Malo, Esat Oktrova bënë historinë e regjisurës shqiptare. Ai do të mbetet një nga majat e larta të regjisurës shqiptare” – tha regjisori Edmond Budina.

Ndërsa Edi Luarasi është një nga aktoret e njohura të skenës dhe filmit shqiptar. Ajo u dënua bashkë me shumë artitë të tjerë për shfaqjet borgjeze e liberale gjatë festivalit të 11 këngës.

“Bashkë me Bujar Kapexhiun, Edi Luarasi ishte në Festivalin e 11 të Këngës një prezantuese e shkëlqyer. Ai festival ishte një gëzim I hidhur për të gjithë, sepse të gjithë u dënuan. Edi Luarasi i dha rinisë shqiptare në atë kohë një kurajo dhe një madhështi të rrallë në atë kohën e saj” – thotë Natasha Çipi, një veprimtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Por sot Justina Aliaj, një tjetër artiste e dënuar nga regjimi komunist, po ngre në skenën e Teatrit Kombëtar të kërcënuar nga shembja dramën “Mbretëresha”, një vepër nga Rexhep Qosja, të cilën nisi ta përgatiste me Mihal Luarasin afro 30 vjet më parë.

“Këtë vepër që e ngrejmë sot në skenën e Teatrit Kombëtar e nisëm ta punojmë me Mihal Luarasin 30 vjet më parë. Erdhi te shtëpia për të nisur punën me dramën, por atë natë u arratis Ismail Kadare. Sap nisëm provat, kur u dëgjua lajmi nga radio dhe Mihali nuk mundi ma me punu. Po iki, tha. Nuk mundem. Sapo është arratis Ismail Kadare” – kujton artistja Justina Aliaj.

Pas burgosjes së babait Eltoni dhe motra kaluan një jetë të vështirë, dhe u privuan nga shumë liri e të drejta njerëzore. Por ai asnjëherë nuk u nda nga pasioni për artet, sidomos tani kur bijtë e regjimit komunist, siç thotë, që dikur i dënuan babanë, sot po përpiqen të shembin Teatrin Kombëtar, duke shtrembëruar fjalët e të atit.

“Kjo më solli një indinjatë të madhe, sepse keqpërdorimi i emrit të një familjarit tënd, sidomos kur ti i di vet shumë mirë mendimet e tij, është e shëmtuar nga ana e pushtetit dhe nga ana e kryeministrit, i cili po përdor shumë emra, nxjerr fraza jashtë kontekstit pa pasur respekt për një njeri që ka vdekur dhe që nuk mundet as të përgjigjet e as ta kundërshtojë në fjalët e tij. Kjo më shkaktoi një nervozizëm të thellë” – thotë Elton Luarasi.

Shumë nga njerëzit që vijnë në protestë janë figura të njohura në profesionet e tyre, shkrimtarë, poetë, profesorë, arkitektë, piktorë dhe shumë studentë. Me gjithë larminë e shkollimit të tyre, ata i bashkon bindja se pas 80 vjet jetë artistike, kompleksi i Teatrove Kombëtarë mund të jetojë edhe 100 vjet të tjerë me një restaurim të thjeshtë.

“Për protestën do thoja që ajo është shenja dhe shembulli më i bukur që mund t’i jepet shoqërisë shqiptare se në cilin drejtim duhet të ecë dhe të largohet nga gjithë imazhet negative që kemi patur në 30 vitet e fundit. Këtu janë mbledhur ajka e shoqërisë, intelektualë e artistë, njerëz të gjithë profesioneve, që kalojnë këtu ditë të tëra e netë, dhe që japin mësime, nag duhet të mësojë politika jonë” – thotë shkrimtarja Lindita Komani.

Dhjetëra e qindra qytetarë po protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar qysh nga shkurti i vitit të kaluar, pra afro 18 muaj, dhe tani kanë dy javë që gdhijnë pranë ndërtesës, ku zyrtarët kanë hequr edhe ujin dhe ndriçimin. Qeveria thotë se po e zhvillon zonën, duke ndërtuar një teatër të ri, por shumëkush e di tani se prapa kësaj qëllimi i vërtetë është ngritja e një seri kullash shumëkatëshe private, që do të mbulojnë gjithë truallin publik ngjitur me Teatrin Kombëtar.

/VOA/

 

Etiketa: artisti Mihallaq LuarasiEdi Luarasielton luarasishembja e teatrit kombëtarTeatri Kombëtar

Të Lidhura

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

nga 27
16:00 | 16/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas hetimeve te SPAK dhe masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e...

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

nga 27
15:46 | 16/12/2025
0

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq katër persona, të akuzuar se përmes një faqeje interneti premtonin se jepnin makina...

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

nga 27
15:44 | 16/12/2025
0

“Rilindja” nuk i lëshon bijtë e saj as kur janë në burg, të dënuar si trafikantë kokaine. Edhe nga qelia,...

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

nga 27
15:30 | 16/12/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Para
Aksident në Tiranë/ Pëson atak në timon, ndërron jetë i riu

Shkon për pushime tek motra, gruaja e përgjumur përplas për vdekje 16 vjeçarin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com