Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e sotme në Peqin. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin- Elbasan, ndërsa viktimë ka mbetur 58 vjeçarja Liljana Qyra.
Mësohet se viktima udhëtonte në makinë me djalin e saj i cili ishte shofer, ku ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen nëna e tij.
Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një parakalim i gabuar, por ende nuk bëhen me dije rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksidenti rëndë rrugor.