Ditët më të ftohta të dekadës/ Mjeku: Të pastrehët flenë në rrugë, ndërsa politiqenët tanë…

0
152

Kjo fillimjave ka regjistruar ditët më të ftohta të viti, por jo vetëm sinoptikanët flasin për temperatura më të ulta të regjistruara në 10 vitet e fundit. Temperaturat janë në ekstrem sa shumë prej nesh e kanë të vështirë t’i përballojnë edhe në kushtet kur mund të sigurojnë ngrohje, imagjinoni pastaj se çfarë bëhet me ata që flenë në rrugë dhe nuk kanë ku të strehohen. Pikërisht për këtë kategori ka folur sot mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili ka publikuar një  foto, ku duken të pastrehët që flenë në rrugë mes temperaturave që kalojnë -6 gradë.

Kalo i revoltuar shprehet se kjo është e patolerushme në një vend kaq të vogël, ku mund të gjendet një strehë për të gjithë. Sipas tij, nuk mund të tolerohet fakti që politikanët tanë vjedhin dhe zihen për të marr kush e kush më shumë nga buxheti i shtetit, ndërkohë nuk bëjnë asnjë investim për popullin, por i lënë në mëshirë të fatit.

Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtme….MENDONI e veproni edhe për ta….Vëndi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin “Zhan D’Ark”….31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të pa trashëguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja….KURRË mos harroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi….Janë vëllezërit e motrat tona….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit”, shkruan ai.

Ndërsa  raportohet se edhe në zonat bregdetare këtë javë temperaturat do jenë shumë të ulta, madje bëhet thirrje që qytetarët të mos dalin jashtë nëse nuk e kanë të domosdoshme. Po të pastrehët? A mendon ndokush për ta?!