Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dita pa makina/ Veliaj: Gjoba kush bllokon korsitë e dedikuara për biçikleta

Nga Klodiana 0

Në “Ditën pa makina” organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se shumë shpejt do të nisin testimet e autobusëve elektrikë, të cilat reduktojnë ndotjen dhe mbrojnë ambientin.

“Jemi momentalisht duke siguruar stacionet e karikimit të shpejtë. Na duhet t’i stabilizojmë stacionet. Na duhet të testojmë sa herë hapen e mbyllen dyert, testimi na siguron që ne të bëjmë porosi. Nëse nuk blini autobusë elektrikë, do t’i blejë bashkia. Ambicia jonë është që të jemi si gjithë qytetet e tjera”, tha ai.

Veliaj paralajmëroi masa drastike me gjoba për të gjithë ata që bllokojnë me automjete korsitë e dedikuara për biçikleta.

Është trefishuar numri i biçikletave që qarkullojnë në Tiranë. Bashkia do gjobisë këdo që bllokon me makinë korsitë e dedikuara. Do i luajmë fenë me gjoba, nëse nuk e kanë problem të zënë korsinë për 30 mijë lekë, as ne se kemi problem të vëmë gjoba”, tha Veliaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej