Dita e Verës në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Verës në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë

09:00 | 16/03/2020
në Kryesore
0

Shkruan Edibe Selimi Osmani*

Këngë për Ditë Vere

Trandafilin në ferrë (2 herë)

Read more

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Çe na erdh lumja Verë, oooih!

Vera erdh’ e shkaj,

Mulleza nuk pushoj,

Vera jerdh’ e shkaj,

Shyshja nuk kindoj, oooih!

Vera jerdh’ e shkaj,

Shyshja nuk pushoj,

Trandalin në kaç

Tre jarana pash,

Besën s’un ua dhashë,oooih!…

Mitologjia shqiptare, së cilës i duhen shtuar shtresimet e më vona të feve (krishterë-ortodokse e islame), ruan gjurmët e lashta të besimit popullor pagan. Nëpërmjet tyre populli shqiptar shfaq botëkuptimin pagan ndaj jetës. Në fshatrat e këtyre dy trevave shënuam disa rite me rëndësi të Ditës së Verës, të cilat edhe popullata e vendeve me besimtarë myslimanë i ruan me xhelozi.

Në disa fshatra  të Komunës së Gostivarit dhe të Tetovës, ritet e Ditës së Verës në krahasim me ritet e Shën Gjergjit janë më të zbehta dhe po vijnë duke u zhdukur. Kurse në fshatrat e Dervenit më karakteristike janë ritualet e Ditës së Verës se ato të Shën Gjergjit.

Në fshatrat Sërbinovë, Qafë, Tërnovë, Strajan dhe Padalisht  (komuna e Gostivarit) ritet të Ditës së Verës i hasim edhe sot në terren. Sipas gojëdhënave që shënuam në këto fshatra në këtë ditë fshihen mjetet e punëdorës së femrave; ato kyçen në arkën e drurit me dry. Kur i pyetëm fshatarët pse veprohej kështu, na thanë “që t’mshilen (mbyllen)” gojat e hasmit, mos bëjnë shpifje në familje, t’dryhet goja e xharpnit, mos i kafshojë njerëzit e  kafshët shtëpiake”.

Të njëjtën ditë, para se të fshihen mjetet e punëdorës, e zonja e shtëpisë, për çdo anëtar të familjes, përgatit silmikeshë (pej i leshtë dyngjyrësh, bardh e kuq, i dredhur). Në të varet një pjesë e vogël e kungullit të egër dhe një thelb hudhre (larca, verore).

Po, në fshatrat e lartëpërmendura, amvisat herët në të gdhirë sjellin ujë taze nga kroi i fshatit në shtëpi. Ata stërpikin oborrin dhe shtëpinë.

Besimi pagan në ujët e shenjëtuar të natyrës: lumit, të përroit, të kroit, të burimit edhe te popullsia e Maqedonisë, nuk është vetëm një kujtim nga historia e të parëve, por është edhe një besim i gjallë e aktiv, besim alternativ e bashkëshoqërues i të gjitha feve që kanë njohur shqiptarët.

Ditën e Verës, herët në mëngjes gatuajnë silpejten (lloj flije) që e hanë së bashku në sofër anëtarët e familjes. Sofra vendoset në oborr, në vendin ku bëhet edhe shirja e të lashtave, pastrimi  i groshës e i drithrave. Nën sofër rradhiten në formë kryqi duajt e kashtës së thekrës, me të cilën i zoti i shtëpisë, pasi hahet silpejtja (flija), lidhet çdo pemë që i jep  fryte. I zoti i shtëpisë, përveç duajve të thekrës, merr edhe sopatën, i afrohet pemës, e prek me sopatë dhe gjatë kohës që e lidh tri herë, veprimin e përcjell me fjalët: “A de, bojsh me kal, a me thes, a të t’pres?”. Gjatë shqiptimit të fjalëve lidhen  tre nyje me kashtë. Është e kuptueshme se ushqimi te lëmi, në origjinë, është një flijim për tokën e bukës, për të bërë që ajo të ketë forcë për të prodhuar vitin e ardhshëm.

Zakoni i mbajtjes së kashtës nën sofër, duke e krahasur me një  fenomen të tillë në popujt të Evropës e të Ballkanit në veçanti, ka të bëjë me një lloj lëmi ritual. Kuptohet që bëhej me qëllim që demoni i drithit, i cili përfaqësohej në këtë kashtë t’u jepte forcë e mbarësi bereqeteve e në përgjithësi prodhimeve në këtë familje.

Në fshatin Orçush, Reçan, Raven, Vërtok (komuna e Gostivarit) bëhen të njëjtat rite. Në këto fshatra, herët në mëngjes, e zonja e shtëpisë merr sopatën, në dorën tjetër këmbanën, prek pemën me sopatë dhe thotë: “A ta pres, a më e pres?”. Vetë përgjigjet duke i ra këmbanës: “Mës e pre, se dë boje me kal e me thes”.

Në vigjilje të kësaj dite, vajzat shëtisin në natyrë, sjellin lule dhe gjelbërime. Për darkën e natës së Ditës së Verës, hahet flija. Kur mbarojnë me ushqimin e zonja e shtëpisë i bie  sofrës me pallë druri tri herë dhe thotë: “Më n’aj shkunde era pemët” (Të mos na i shkundë era pemët).

Çdo familje zien kokrra misri me hi, duke menduar që gjatë vitit anëtarët e saj do të mbrohen nga sëmundje të ndryshme. Është e pamundër t’i përfshijmë të gjitha ceremonitë rituale , do t’i veçojmë disa nga ato. Gjatë kësaj të kremteje në fshatrat Debresht, Vrapçisht, Toplicë dhe Negotinë, nuk punohet punë dore.

Në fshatrat e Dervenit të Tetovës, amvisat na thanë se Ditën e Verës është keq që tundësi të rijë zbrazur. Duhet tundur dhe dhalla e mandej shpërndahet te të afërmit dhe fqinjët. Tundësja kujdeset për fëmijët që kullosin bagëtinë ajo ju jep nga një lugë kos “që të mos i munde qyqja”…

* Marrë nga vepra “Rite e Besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit”,  Edibe Selimi-Osmani, botuar në Shkup 1997,  faq.36-54.

Etiketa: dita e veresdrithraEdibe Selimi OsmaniFlijaGostivargroshelarcaRite e Besime popullore në viset e Tetovës dhe të GostivaritrrethinëShën GjergjisilpejtenTetovëverore

Të Lidhura

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

nga 27
21:38 | 14/01/2026
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes...

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

nga 27
21:18 | 14/01/2026
0

Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës...

Para
Mjeku Pipero: Pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri u zbulua nga..

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Pipero: I këshilloj shqiptarët të mos përdorin në asnjë mënyrë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026
Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

21:18 | 14/01/2026
Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

21:04 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –
  • Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –
  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com