Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur sërish aksionin për prishjen e ndërtesave në Shkozë, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
KMT ka prishur të tjeta ndërtesa në ditën e dytë të aksionit, i cili po kontrollohet nga forca të shumta policore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Këto të fundit ndodhen prej mëngjesit në Shkozë, për të shmangur ndonjë përplasje të banorëve me punonjësit e IKMT. Aksioni i IKMT është kundërshtuar me forcë nga banorët, të cilët nuk lejojnë prishjen e ndërtesave të tyre