Distanca Tiranë-Beograd në radarët e Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Distanca Tiranë-Beograd në radarët e Kosovës

06:42 | 15/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjeshtëria e vjetër serbe për të paraqitur të ndarë çështjen shqiptare në Ballkan, çuditërisht ka filluar të përjetohet si një lloj “workshop”-i alla Mugosha në disa mësonjtore politike të Tiranës zyrtare, e cila në mungesë të studimeve gjeostrategjike shqiptare, bën lëvizje lavjerrësi në diagramin e politikave të jashtme, pa gjetur një pikë magnetike, ku do të fokusoheshin interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.

Nga Emin Azemi

Politikat e jashtme zyrtare të Tiranës kundrejt Beogradit gjithmonë janë testuar në Kosovë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë e dikurshme dhe me Serbinë e sotme, kanë kaluar nëpër ngritje- rënie, por asnjëherë nuk kanë qenë të shkëlqyeshme.
Vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Beograd, 1946, ende mbahet mend nga banorët e moçëm të këtij qyteti, sidomos nga të moshuarat e sotme, të cilat dikur nuk e kishin fshehur simpatinë e tyre për djaloshin joshës të ardhur nga Tirana. Kjo herezi rinore e shfaqur rrugëve të Beogradit, teksa kalonte Enveri, ishte si një brymë që s’e zë sahati, sepse politika serbe, e moçmja dhe e reja, ishte e gatshme të përcëllonte çdo qasje normale në mes të dy vendeve. Beogradi zyrtar gjithmonë e ka pa Shqipërinë nga prizmi i interesave të tij dhe kjo nuk ka ndodhur në mënyrë stihike. Për një qëndrim të tillë ka pasur, atëherë edhe sot, një strategji konstante, që nuk e ka ndryshuar “korsinë” e veprimit aktiv, si në planin politik e diplomatik, ashtu edhe në planin ekonomik e kombëtar.
Trashëgimia shtetndërtuese e Serbisë ka qenë dhe është e frymëzuar nga ideja e imazhit për shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemura, të cilët kanë një status tjetër në diskursin politik të mendësisë serbe dhe nga imazhi tjetër që shqiptarët i sheh si gjendje amorfe, pa entitet shtetëror, e kulturor, që fundja mund të quhen edhe kosovarë, pa atributin e shqiptarësisë. Pra, gjithmonë në dylbitë e strategëve serbë fiksohen dy pamje – njëra që paraqet një grumbull shqiptarësh të strukur në mes Adriatikut dhe Bjeshkëve të Nemura dhe një grumbull tjetër të shpërndarë nëpër “Metohi” e Kosovë dhe më gjerë deri në Manastir, Plavë, Medvegjë e gjetiu. Dhe kjo dioptri nuk ka ndryshuar as sot. Për fatin e keq të Serbisë, ka ndryshuar vetëm qasja e Perëndimit ndaj shqiptarëve dhe kjo i ka shkaktuar jo pak trauma serbëve. Këta të fundit ishin indoktrinuar nëpër kisha dhe nëpër katedra universiteti me narrativin pezhorativ për shqiptarët, ndërkohë që shekulli i fundit për ata ishte një terapi shoku, sepse për here të pare serbët u ballafaquan me fuqinë e të vërtetës për shqiptarët.
Nga kjo e vërtetë aktualisht po vuan Beogradi zyrtar, i cili asesi të bindet se shqiptarët janë një komb, kanë një aspirate të përbashkët europiane për integrim të brendshëm kombëtar dhe kanë të drejtën e Zotit për të jetuar të lirë me kënd të duan. Në mendësinë akademike, kishtare e politike serbe, çështja e Kosovës është ende e hapur dhe gjithë ata që tentojnë ta mbyllin atë konsiderohen si armiq të kauzës serbe.

Read more

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Ngutia për të mos u dukur armik në sytë e Beogradit, e ka bërë paksa butaforik Edi Ramën, teksa po shpreh një entuziazëm të papërmbajtur në disa përpjekje përafrimi me Serbinë e Vuçiqit, që në substancë çojnë më tepër ujë në mullirin serb se sa poentojnë ndonjë interes vital shqiptar.
Mjeshtëria e vjetër serbe për të paraqitur të ndarë çështjen shqiptare në Ballkan, çuditërisht ka filluar të përjetohet si një lloj “workshop”-i alla Mugosha në disa mësonjëtore politike të Tiranës zyrtare, e cila në mungesë të studimeve gjeostrategjike shqiptare, bën lëvizje lavjerrësi në diagramin e politikave të jashtme, pa gjetur një pikë magnetike ku do të fokusoheshin interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.
Për rrjedhojë, mulliri serb i bluarjes dhe fragmentimit të gjeopolitikës shqiptare, nuk ka kaluar edhe pa ‘menstruacione shpirtërore’ në kokat e disa gazetarëve dhe intelektualëve të Tiranës, të cilët pas çdo vizite në Beograd janë kthyer me gjendje të lëngshme agregate në shokë e teposhtë. Të shikuarit e Beogradit nga ky pozicion i bretkosës, i ka bërë disa eksponentë të oligarkisë mediatike e kinse intelektualë të Tiranës, oportunë dhe “pragmatikë” në raport me temat dhe çështjet që hapin probleme në relacionin Kosovë-Serbi.

“Kosova është një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”, ka thënë Mustafa Nano, në korrikun e vitit të kaluar, në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd, me temë “Serbët dhe shqiptarët – Në cilin drejtim?” . Dhe, për të shlyer çdo lloj rezerve ndaj ndjeshmërive serbe, ai kishte shtuar se kur vjen në Beograd, ndihet si në shtëpi, ndonëse, sipas tij “aktualisht është çështja e Kosovës që na ndan, asgjë tjetër…”.

Ilustrimi jo vetëm semantik që del nga kjo thënie lapidare e Mustafa Nanos, meriton një analizë më të përimtë, për të kuptuar edhe më mirë dritë-hijet e raporteve shqiptaro-serbe, ku problemi i Kosovës ose është trajtuar si “një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”, ose si një ventil demagogjiko-patriotik për të fshehur jotransparencën e marrëdhënieve në mes të Tiranës e Beogradit.

Politika zyrtare e Tiranës kundrejt Serbisë i ka edhe specifikat e saja dhe do të ishte e padrejtë mos ta kuptojmë në parim pozicionin e saj të palakmueshëm për shkak të faktorit Kosovë, por ama, nxënësit e tashëm dhe të ardhshëm në Shqipëri duhet të jenë një hap përpara politikanëve të tyre të cilët ende mendojnë se përmes një Kosove të nënshtruar mund të projektohen politika dinjitoze kundrejt Beogradit. Sepse çdo distancë në mes Tiranës dhe Beogradit kalon nëpër radarët e Kosovës.

Etiketa: BeogradBeogradi zyrtarBjeshkët e NemunadistancaDistanca Tiranë-Beograd në radarët e KosovësEmin AZEMIenver hoxhaMustafa NanooportunëpragmatikëTiranë-Beograd.radarët

Të Lidhura

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

nga 27
18:58 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë,...

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

nga 27
18:42 | 04/02/2026
0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

nga 27
17:58 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

17:56 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Para
Studentët njoftojnë rikthimin e protestave: Ne do të fitojmë! Bashkë me ne, e gjithë shoqëria!

Studentët njoftojnë rikthimin e protestave: Ne do të fitojmë! Bashkë me ne, e gjithë shoqëria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

18:58 | 04/02/2026
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

17:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –
  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com