Komisioni i Disiplinës ka dënuar klubin e Skënderbeut për incidentet e ndodhura nga tifozët në ndeshjen e fundit në kampionat, atë ndaj Kukësit.
Disiplina ka marrë vendimin ta ndëshkojë skuadrën korçare me dy ndeshje pa tifozë. “KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës e duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”, thuhet në vendimin e Disiplinës.
Ndërkohë, skuadra e Kukësit është dënuar me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor.