Komisioni i Disiplinës në FSHF dënoi Flamurtarin me 4 ndeshje pa stifozë në stadiumin e tij, për shkak të incidenteve në sfidën e fundit të zhvilluar në Vlorë.
Si rrjedhojë dënimi prej 4 ndeshjesh bazohet në rregullore, edhe pse kjo ka ngjallur protestat e klubit të kategorisë Superiore. Flamurtari është dënuar gjithashtu me një gjobë 100 mijë Lekë.