Stresi në vendin e punës nuk është i panjohur për asnjë punonjës apo edhe punëdhënës. Vendi i punës, ku shumëkush e kalon shumicën e ditës aty, shpesh është mjedisi më i strukturuar dhe më i kontrolluar në jetën e punëtorëve dhe shpesh është mjeti i tyre kryesor i mbështetjes sociale dhe emocionale.
Andaj studiuesit sugjerojnë pesë këshilla për drejtuesit e biznesit që mund t’i ndihmojnë ata të eliminojnë stresin në vendin e punës si për veten ashtu edhe për stafin e tyre:
Angazhoni stafin tuaj
Steve Jobs dikur tha: “E vetmja mënyrë për të bërë punë të shkëlqyer është të duash atë që bën”. Fuqia punëtore e sotme drejtohet shumë nga nevoja për tw kuptuar atë që bëhet. Prandaj, është thelbësore për një organizatë të sigurojë që qëllimet e kompanisë përputhen me qëllimet personale të punonjësve. Një praktikë më e mirë për të siguruar këtë rezultat është duke i ofruar stafit një rrugë të qartë drejt kontributit në vizionin e organizatës.
Shpërbleni dhe njihni
Është e rëndësishme t’i pranoni punonjësit tuaj kur ata i tejkalojnë pritjet. Njohja e talentit dhe shpërblimi i punonjësve që meritojnë krijon një mjedis tërheqës dhe të shëndetshëm si dhe ndihmon në arritjen e cilësisë më të lartë të punës.
Arti i ekuilibrit
Ruajtja e një ekuilibri të mirë midis një stili formal dhe joformal të udhëheqjes është imperativ për një vend pune pa stres. Si udhëheqës/menaxher, ju mund të zvogëloni presionin e hierarkisë midis punonjësve në organizatën tuaj duke e bërë veten më të arritshëm. Kjo nga ana tjetër do t’i ndihmojë ata të zgjidhin problemet më shpejt dhe do të ndezë zellin e tyre për të dhënë më të mirën.
Organizoni trajnime për menaxhimin e stresit
Jo të gjithë kanë një aftësi të natyrshme për të menaxhuar stresin. Prandaj, është thelbësore që stafi t’i ekspozohet trajnimeve të rregullta të aftësive jetësore, të cilat përfshijnë menaxhimin e kohës, fleksibilitetin në punë, menaxhimin e stresit nëpërmjet praktikave holistike si joga dhe meditimi, aksesi tek një këshilltar për anonimitetin, etj.
Të gjitha rrugët të çojnë drejt udhëheqjes
Jo çdo menaxher është një udhëheqës i mirë. Një udhëheqës i mirë është ai që ka aftësinë e lindur për të qenë një mjeshtër ndikues në të gjitha aspektet. Si një udhëheqës biznesi, kur i frymëzon punonjësit tuaj për të komunikuar më mirë dhe për të vendosur vizione dhe qëllime të qarta, kjo i motivon ata të mendojnë më shumë dhe të bëjnë më shumë.
Studiuesit po ashtu shtojnë edhe disa rekomandime:
Planifikoni ditën tuaj, por përgatituni për më keq dhe trajtojeni problemin me mendje të freskët dhe mos e teproni.
Shëtisni kur jeni të mbingarkuar me punën ose me ndonjë problem.
Sillni humor, argëtim dhe pasion në atë që bëni. Shijoni çdo moment dhe mësoni çdo moment.
Mos lejoni kurrë që fëmija në ju të vdesë pasi ne jemi të detyruar të mësojmë çdo ditë, të bëjmë gabime dhe të mësojmë prej tyre.
Merrni kohë dhe kaloni kohën tuaj me familjen dhe kolegët tuaj, ata janë forca juaj dhe kurrë nuk keni turp të merrni ose kërkoni ndihmë.