• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa abuzime të përsëritura 25 herë

00:56 | 21/02/2016
në Uncategorized
0

Nga Skënder Minxhozi

Në dy periudha të vitit, shkurt dhe dhjetor, Shqipëria i rikthehet pa përtim dhe me të njëjtin ritual gjysëm të vërtetë e gjysëm hipokrit, historisë së shembjes së sistemit komunist. Kështu ka ndodhur edhe në këtë përvjetor të 25-të të asaj ngjarje, i cili nisi të festohet-përkujtohet-përflitet-manipulohet në dhjetor, e po vijon të mbajë të lidhur vëmendjen e publikut edhe tani në shkurt. Në dhjetor ra zyrtarisht sistemi monopartiak, kurse në shkurt u zhvillua një betejë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti shtetëror, që u finalizua me rrëzimin e shtatores së tij në qendër të Tiranës.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Tashmë nga ato situata të dhunshme dhe plot pathos e idealizëm (më së shumti në rradhët e studentëve dhe qytetarëve të thjeshtë), kemi një distancë të madhe kohore. Një pjesë e protagonistëve nuk jetojnë më, të tjerë janë larguar prej vitesh jashtë vendit, kanë bërë një copë të mirë rruge në politikë, apo kanë gjetur veten diku tjetër. Këto ditë po flitet shumë për grevën e urisë së studentëve. Sërish ceremoni, debate parlamentare dhe emisione tashmë të transmetuara dhjetra herë nëpër televizione.

Pas një çerek shekulli, ngjarjete dhjetor-shkurtit të viteve  1990-1991 kanë pësuar një deformim “fiziologjik”, nga ata që prodhon vetë koha. Distanca mjegullon kujesat, ndryshon emrat, modifikon situatat dhe dinamikën e asaj që ka ndodhur. Por disa detaje, më saktë disa dilema të mëdha, kanë mbetur me vite të varura pezull në gozhdën e historisë. A ka pasur vërtetë një autorësi të fshehtë pas protestave studentore? Si u përzgjodh elita drejtuese e protestave, që më vonë ishte inkubatori i klasës politike opozitare? Komunizmi ra vetë për shkak të dekompozimit, apo u rrëzua nga vrulli dhe pakënaqësia mbarëpopullore? Për të ardhur më pranë grevës studentore, cila ishte qasja e krerëve të opozitës së sapolindur demokratike, ndaj grevës së studentëve?

Këto pyetje duhet të ishin prej kohe subjekt i një hulumtimi shkencor, e jo shënjestër e interpretimeve, spekulimeve dhe luftës politike. Në vend që mendjet e ftohta të historianëve e studiuesve të nisnin të merreshin me ato momente, personazhe  dhe situata konkrete, ne kemi peshqesh thuajse çdo vit disa orë të mira sherr parlamentar për rënien e komunizmit dhe në rastin më të mirë, na serviren punime gazetarësh apo personash të pakualifikuar, si analiza historike. Në vend që ndryshimit të sistemit 25 vjet më parë t’i japim angazhimin dhe kontributet profesionale që meriton, si një akt i madh përgjegjshmërie për historinë tonë moderne, ofrojmë rrena politikanësh dhe pallavra pseudo-historianësh autodidaktë.

Këto orë, disa prej figurave të njohura të lëvizjes studentore dhjetor ’90-shkurt ’91, kanë vënë në dukje kontradiktën që egziston mes përshtypjes së përgjithshme se ishte opozita që organizoi grevën e shkurtit dhe të vërtetës historike se krerët opozitarë e panë me shumë dyshim nismën e studentëve për heqjen e emrit të E.Hoxhës nga Universiteti i Tiranës. Është një shembull flagrant i shtrembërimit të të vërtetës që ka lidhje me atë ngjarje delikate dhe me shumë peshë në dinamikën e mënovnshme të zhvillimit të proceseve demokratike në Shqipëri. Qasja hipokrite ndaj grevës, një ritual i përsëritur 25 vjet rresht, është në fakt një ndër simbolet e manipulimit që politika ka bërë dhe bën me lëvizjet që sollën ndërrimin e sistemeve në vendin tonë një çerek shekulli më parë.

/javanews.al/

Etiketa: autodidaktëçerek shekulliHeqja e emrit të Enver Hoxhëspseudo-historianëSkënder MinxhoziUniversiteti i Tiranës

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Morali i lapërdhisë

Dollapi i Xhesikës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka fakte e video që… –

Ka fakte e video që… –

23:23 | 09/12/2023
Vendimi i Gjykatës zbardh mënyrën se si u vra Liridona –

VIDEO/ Momenti kur Granit Plava hyn në restorantin ku darkonte Naimi me Liridonën, ja si kamuflohet –

23:11 | 09/12/2023
Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Pacolli, ja kë quan skizofren…

Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli “shpërthen” ndaj… –

22:59 | 09/12/2023
Inter i pamëshirshëm ndaj Udineses, ka minuta edhe për Asllanin –

Inter i pamëshirshëm ndaj Udineses, ka minuta edhe për Asllanin –

22:53 | 09/12/2023
Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe –

Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe –

22:41 | 09/12/2023

Më Të Lexuarat

  • Ka fakte e video që… –
  • VIDEO/ Momenti kur Granit Plava hyn në restorantin ku darkonte Naimi me Liridonën, ja si kamuflohet –
  • Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli “shpërthen” ndaj… –
  • Inter i pamëshirshëm ndaj Udineses, ka minuta edhe për Asllanin –
  • Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe –
  • Kristian Shpendi nuk ndalet në Seria C, realizon golin e 9-të –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka fakte e video që… –
  • VIDEO/ Momenti kur Granit Plava hyn në restorantin ku darkonte Naimi me Liridonën, ja si kamuflohet –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com