• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diktatura e pakicës

11:06 | 30/07/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Si gjithmonë në Shqipëri, tek ka debate politike të forta, ka emocione të larta dhe zakonisht e fundit thuhet e para. Shpesh notojmë ose në ujrat e miqësisë, ose në ato të armiqësisë, por kurrë në hapësira më gri. Këtë gjë e vë re shpesh në shkrimet që bëhen apo të thënat në rrjetet sociale. Rëndom, gjithkush ka një mendim, por tek ne perceptohet që një mendim rëndon, nëse është armiqësor gjer në urrejtje me një mendim jo të njëjtë. Nuk di përse, kur shprehet një qëndrim ndryshe ndaj një çështje qoftë dhe thelbësore duhen përdorur aq shumë epitete, sulme personale, sharje katundisht, mallkime popullore.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Këto kohë më kanë bërë shumë përshtypje polemikat e ashpra për qëndrimet e hapura politike, mediatike në lidhje me martesat homoseksuale. Ka patur një mobilizim gati revolucionar, i ngjashëm me revolucionin kulturor kinez, për të sulmuar ata që “sabotuan” kurorëzimin e këtyre martesave. Natyrisht, ky është një debat që ka përfshirë gjithë botën e qytetëruar dhe tonet nuk janë të ulëta askund, por sulmet verbale, kërcënimet deri tek breznia e shtatë, ma merr mendja janë dukuri e Shqipërisë, sepse edhe homoseksualët e mentorët e tyre bij shqipesh janë.

Ata që mbrojnë këtë formë të re të rendit shoqëror ka gjasa të jenë pakicë, madje e theksuar. Për ta provuar këtë mund të bëhet një eksperiment i thjeshtë. T’u lutemi që idenë e tyre, ndryshimin e madh ta kalojmë në një referendum. Të pyesim popullin, të zbatojmë demokracinë direkte. Menjëherë e braktisin me neveri këtë ftesë dhe nisin akuzat, sharjet, kërcënimet.

Fjala vjen, populli që duhet të votojë në këtë rast konsiderohet dele, ende i zhytur në kënetën e padijes, aspak qënie e zhvillume, mesjetar, inkuizitor i progresit, shkurt kat’nar. Ka njerëz që shpallin se u kanë ardhur zorrët tek goja, thua se të debatosh për këtë temë i zë makina. Nuk dua të ndalem me detaje tek secili, pasi në fund kur i flet murit nuk është se del me qar. Ajo që duhet të na trembë është imponimi i vullnetit të pakicës pa e marrë në diskutim (jo më në debat) ndryshimin thelbësor që kërkojnë. Ky farë ushtrimi i dhunshëm i zbatimit të një ideje të pakicës, sjell padyshim totalitarizëm ose atë që e quajmë diktaturë të pakicës. Sido që ta ketë emrin propozimi dhe sido që mund të mbështetet nga aksh ambasadë a organizatë, ngjizja me imponim e shndërrimit thelbësor të një shoqërie është veç dikaturë e pakicës. Dhe, për këtë shqiptarët kanë një përvojë më shumë se sovjetike, pasojat e së cilës po i  vuajnë sot e kësaj dite. Kjo është e rrezikshme dhe nuk ka të bëjë aspak me homofobinë, padijen apo nxjerrjen e inatit. Kjo nuk është madje as klishe që po e mbrojta këtë tezë jam tip kulleri, madje mund të bëj dhe ndonjë projekt të kap ndonjë lek. Ky është imponim i vullnetit të pakicës ndaj vullnetit të shumicës. Enver Hoxha nuk bëri asnjë gjë më pak.

Nëse nuk pranojmë që në një shoqëri që ka hall të bëhet perëndimore duhet të flasim, debatojmë dhe jo të imponojmë, kufizojmë lirinë, ia marrim frymën, e vrasim.

Nëse një besimtar konsiderohet copë myku, sepse beson në Zot dhe nuk do martesën gay, përse një ateist nuk duhet konsiderohet killer social, meqë e do martesën gay? Natyrisht, në këtë fjali ka shumë cektësi intelektuale, por e këtillë është shoqëria që po kërkon një pakicë të imponojë, një shoqëri që rregullin mos ta qëmtojë, diskutojë dhe në fund ta votojë.

Etiketa: diktatura e pakicësEnkel Demihomofobiimponimkulleramartesa homoseksualemykqar

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Dhuna në Euro 2016, një tjetër dënim për tifozët rusë

Dhuna në Euro 2016, një tjetër dënim për tifozët rusë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

20:46 | 26/03/2023
lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

20:20 | 26/03/2023
Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

20:14 | 26/03/2023
Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

19:54 | 26/03/2023
Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

19:46 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen
  • Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –
  • Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –
  • Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –
  • Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com